Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sezoni teatral vazhdon gjatë korrikut

Foto: BGNES

Sivjet teatrot do të vazhdojnë të punojnë gjatë korrikut. Artistët në Bullgari përsëri janë në skenë, pavarësisht se publiku është më pak për shkak të kërkesave për siguri dhe distancë fizike të lidhura me koronavirusin. Adhuruesit e teatrit kanë mundësi të përdorin biletat e tyre të blera para fillimit të gjendjes së jashtëzakonshme gjatë marsit dhe prillit. Hapësirat alternative për teatër gjithshtu nuk mungojnë.

Teatri Kombëtar “Ivan Vazov” ndërtoi një skenë në parkun mbas godinës së teatrit dhe shfaqjet atje grumbullojnë shumë shikues.

Teatri Dramatik i qytetit Vidin mori vendim të udhëtojë gjatë verës dhe të japë shfaqje falas për banuesit e fshatrave në rajonin e Vidinit. Nisma do të realizohet me ndihmën e vatrave të kulturës në këtë qark të Bullgarisë Veriperëndimore.

Aktorët e Teatrit të të Rinjve “Nikollaj Binev” gjithashtu ofrojnë një vend të ri për takimet e tyre me publikun. Dy nga shfaqjet më të suksesshme të këtij teatri do të prezantohen në të sapokrijuarën Platformë 6. Shfaqjet teatrale do të zhvillohen në këtë hapësirë të re për ngjarje kulturore, e cila ndodhet në parkun mbas  Pallatit Kombëtar të Kulturës, në respektim të rreptë të masave kundër epidemisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuadro nga filmi

Filmi "Triumfi" me Maria Bakallovën është propozimi bullgar për çmimet "Oskar"

Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..

botuar më 24-09-04 10.48.PD

Sofja në vitet '70 në fotografi unike arkivore

Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..

botuar më 24-09-01 10.35.PD

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD