Për periudhën e ardhshme programore të BE-së Bullgaria mund të ketë akses në resurs financiar prej më shumë se 29 mlrd eurosh. Për këtë qëllim deri në shtator vendi ynë duhet të caktojë sektorët prioritarë dhe mekanizmat e financimit. Afati do të jetë më i shkurtër në krahasim me atë për programet operative, sepse fondet kundër krizës do të ofrohen vetëm gjatë katër vjetëve të ardhshme.
Në takim me përfaqësues të Asociacionit të Kapitalit Industrial në Bullgari, Zv.Kryeministri Tomisllav Donçev tha se me këtë plan Bashkimi Evropian ka mundësi jo vetëm të rimëkëmbet ekonomikisht pas pandemisë, por dhe të zhvillohet. Ndër prioritetet janë efikasiteti energjetik, i lidhur drejtpërsëdrejti me Paktin e Gjelbër Evropian, inovacionet, digjitalizimi, arsimi dhe shkenca.
Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive...