Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trafik i vështirësuar në kufirin me Greqinë pranë Kullata

Kullata - Promahon
Foto: Dëgjues i BNR-së

Është vështirësuar trafiku në kufirin me Greqinë pranë Kullata. Deri në drekë radha e veturave për hyrje në Greqi arriti 12 km. Një pjesë e madhe e njerëzve që presin janë të huaj. Autoritet greke zhvillojnë një kontroll shumë të rreptë.

Policia kufitare rekomandon që deri në të dielën të përdoren pikëkalimet Kapitan Petko Vojvoda, Ivajllovgrad dhe Makaza.

Tek Ilinden-Eksohi është lejuar hyrja vetëm e kamionëve dhe e punonjësve sezonalë.

PKK-ja Zllatograd-Termes mbetet e mbyllur.

Në kufirin me Rumaninë është rimëkëmbur kalimi përmes pikëkalimeve Nikopol dhe Kardam.

Në kufirin me Serbinë dhe Maqedoninë lëvizja është normale.

Në pikëkalimet me Turqinë trafiku është shumë intensiv.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sergej Stanishev

Sergej Stanishev kandidon për lider të Partisë Socialiste Bullgare (BSP)

Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për shtyp në BTA, Stanishev tregoi se ai "po hyn në garë" me kandidatët e tjerë për të kthyer "kuptimin dhe..

botuar më 25-01-24 3.27.MD
Martin Dimitrov

Opozita akuzoi kabinetin për bojkotimin e pranimit në Eurozonë

Në një deklaratë parlamentare në emër të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, deputeti Martin Dimitrov deklaroi se veprimi i parë i qeverisë së re është sabotimi i hyrjes së Bullgarisë në Eurozonë. "Bullgaria plotëson të gjitha..

botuar më 25-01-24 12.01.MD
Hristijan Mickoski

Kryeministri maqedonas sulmoi sërish Bullgarinë, por ankohet se nuk ka dialog

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se çështja maqedonase nuk është e mbyllur sepse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që të drejtat e personave me identitet maqedonas në Bullgari nuk respektohen. Fjalët e tij për median..

botuar më 25-01-24 10.47.PD