Për plazhe të plota në bregdetin jugor të Detit të Zi gjatë fundjavës së parë të korrikut njoftoi Televizioni Kombëtar Bullgar. Nga dega turistike janë optimistë për këtë stinë verore. Në disa hotele madje vendet e lira në fund të korrikut janë duke mbaruar.
Në plazhin e Sllënçev Brjagut ka shumë pushues. Në pushimoren më të madhe në Bregdetin Jugor të Detit të Zi tashmë punojnë me shpejtësi të plotë afro 40 hotele. Që të ndihen pushuesit mirë në hotele janë marrë të gjitha masat e sigurisë. Në disa prej tyre madje janë emëruar të ashtuquajturat “sherifë kundër Covid-19”.
Ata monitorojnë për mbajtjen e maskave mbrojtëse, për matjen e temperaturës, respektimin e distancës dhe të të gjitha masave kundërepidemike në përgjithësi."Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..
Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...
Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..