Ambasadori i Bullgarisë në Londër Marin Rajkov komentoi posaçërisht për BNR-në se është jashtëzakonisht i befasuar se qeveria britanike nuk e ka vendosur Bullgarinë në listën e 59 vendeve deri në të cilat janë lejuar fluturimet pa karantinë. Rajkov theksoi para autoriteteve britanike se vitin e kaluar 480 000 britanikë e kanë vizituar Bullgarinë dhe se bregdeti bullgar konsiderohet si zonë e lirë nga Covid-19.
Ai tha se nuk do të komentojë shtete të veçanta, por sipas tij mospërfshirja e Bullgarisë në listë është “anomali”.
Le të mos harrojmë gjithashtu se në Bullgari qënrojnë rreth 10 000 britanikë, vuri në dukje Rajkov.
Nga pikëpamja formale tani për tani vendimi i përket vetëm Anglisë dhe jo pjesëve të tjera të Mbretërisë së Bashkuar – Skocia, Uelsi dhe Irlanda e Veriut.Potenciali zhvillimor i Sofjes dhe Plovdivit në kuadër të iniciativës bullgare "Destinacioni Ballkani" u diskutua mes ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh dhe kolegëve të tij në turizëm dhe transport nga Mali i Zi - Simonida Kordiq dhe Maja Vukićević...
Bullgaria po bën përparimin e nevojshëm drejt adoptimit të euros, sipas përfaqësuesve të institucioneve evropiane, me të cilët u takua ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Kjo do t'i lejojë asaj të kërkojë raporte të jashtëzakonshme të konvergjencës..
Ditën e martë në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull, ose vranësira të ulëta me shtresa vende-vende në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në Sofje do të jenë rreth minus 3°. Gjatë ditës në vend do të ketë..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e..
Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve...