Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për turistët: Në rrugë në Bullgari me automjet

Për pagesat, gjobat dhe gjendjen e rrjetit rrugor

Foto: vinetki.bg

Varianti më i sigurt për udhëtim në distanca të shkurtra ose të gjata në kohën e pandemisë mbetet automobili personal. Në këtë mënyrë turistët disponojnë kohën e tyre dhe nuk varen nga njerëzit e tjerë përreth. Qytetarëve të huaj të cilët mbërrijnë në Bullgari, u rekomandojmë  të respektojnë rregullat për lëvizje nëpër rrugë, të kenë parasysh shpejtësinë me të cilën lëvizin, të kenë parasysh kushtet e rrugës dhe sinjalizimet. 

Në shumë vende gjatë verës bëhen remonte dhe shpejtësia është e kufizuar, na informon Inxhinieri Ivan Dosev-anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë “Infrastruktura Rrugore” dhe apeloi për durim.

Që të përdorni rrjetin rrugor në Bullgari, duhet të blini një pullë elektronike për taksën rrugore për automjetin ose rulotën tuaj. Çmimi i pullës elektronike për fundjavë që është e vlefshme që në orën 12:00 ditin e premte deri më orën 23:59 ditën e diel është 5.11 euro, ajo javore kushton 7.66 euro, kurse mujorja - 15.33 euro. Për tre muaj do të paguani 27,60 euro, kurse për një vit – 49.50 euro. Pulla elektronike mund të blihet deri më 30 ditë përpara vënies së saj në veprim – nëpërmjet internetit në këto adresa:  https://www.bgtoll.bg/https://vinetki.bg/https://tollpass.bg/ dhe https://www.digitoll.bg/bg/ ose dhe përmes aplikacionit mobil BGTOLL.

Në sajtin www. bgtoll.bg, përveç në gjuhën bullgare, mund të merrni informacion dhe në anglisht, gjermanisht, serbisht, rusisht, turqisht, greqisht dhe rumanisht, kurse sajtet e tjerë janë me versione në dy gjuhë – bullgarisht dhe anglisht.

Një pullë elektronike mund të blihet dhe në vend – përmes 500 terminaleve për vetë-karikim në pikat kufitare të kontrollit, në pikat e mëdha të karburanteve, në degët e “Postës Bullgare” dhe në sportelet e administratave rrugore. Me rëndësi është që të dhënat e automobilave të plotësohen drejt, me qenë se sistemi nuk lejon korrigjime. Këshilla jonë është që të verifikoni çdo gjë, përpara se të bëni pagesën. Në se plotësoni të dhëna të pasakta do të konsiderohet se se nuk është paguar taksa e duhur dhe personi u nënshtrohet sanksionimeve. Kontrolli mbi taksat rrugore realizohet prej 105 ekipeve mobile dhe përmes 295 kamerave të palëvizshme. Në rast se nuk ka pullën e  nevojshme dhe gjatë kontrollimit, shkelësi paguan një taksë kompensimi me vlerë rreth 35 euro.

Që të mund të jetë i qetë udhëtimi juaj në Bullgari, duhet të jeni të vëmendshëm dhe të mos i neglizhoni rregullat. Në rast të shkeljeve, u nënshtroheni gjobave të ndryshme për nga përmasat e tyre (ose heqjen e  pikave nga patenta). Kështu për shembull, për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar në një zonë të populluar sanksionet ndryshojnë nga 10 euro (në se tejkalimi i shpejtësisë është deri më 10 kilometra në orë), deri më 350 euro (kur shkelja është me më shumë se 50 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejueshme). Të përafërta janë dënimet dhe për një shpejtësi të tejkaluar jashtë zonave të populluara. Një informacion më të plotë mund të gjeni këtu.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: vinetki.bg, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria pret turistë të rinj nga Hungaria

Bullgaria është ftuar si mysafir ekskluziv në ekspozitën ndërkombëtare të udhëtimit TRAVEL+ në Budapest. Kjo është ngjarja më e rëndësishme në Hungari me një fokus të drejtpërdrejtë turistik, duke paraqitur ofertat më të fundit dhe më interesante..

botuar më 24-02-22 1.25.MD
Bazilika Episkopale e Filipopolit

Shtuan 7 destinacione të reja mes 100 Objekteve Turistike Kombëtare

Bazilika Episkopale e Filipopolit dhe ndërtesa antike e vonë "Ejrene" në Plovdiv janë tani pjesë e 100 Objekteve Turistike Kombëtare në Bullgari. Kështu vendosi Këshilli Koordinues i Lëvizjes Kombëtare "Njih Bullgarinë - 100 Objekte Turistike..

botuar më 24-02-22 10.49.PD

Ekspozita retrospektive “Turizmi në Vitosha” tregon për lidhjen mes malit dhe njerëzve

Emrat e turistëve të parë që "pushtuan" Vitoshën, pajisjet e tyre dhe rrugët e ngjitjes - me këto dhe shumë eksponate të tjera interesante, ekspozita "Turizmi në Vitosha - nga hapat e parë deri sot" tërheq vëmendjen e kryeqytetasve. Ajo është e e hapur..

botuar më 24-02-11 8.15.PD