Partia qeverisëse GERB shpalli se Presidenti Rumen Radev e mban përgjegjësinë për përplaset poshtë dritareve të pushtetit, në kohën e të cilave ishin lënduar tre policë dhe 20 demonstrues ishin arrestuar.
“Përgjegjësinë politike për përplasjet e djeshme dhe për veprimet vandale e mban Presidenti Rumen Radev” deklaruan përfaqësuesit e GERB-it në një brifing të jashtëzakonshëm.
Deputeti Toma Bikov hodhi poshtë pohimet se përkrahësit e GERB-it, të cilët organizuan kundërprotestën në përkrahje të qeverisë, ishin detyruar të vijnë në Sofje nga strukturat rajonale të partisë.
Ai tha gjithashtu se provokatorët ndër protestuesit kanë qenë paguar nga afaristi Vasill Bozhkov, i cili ndodhet në Dubai dhe refuzon të kthehet në Bullgari për shkak të hetimeve dhe akuzave të Prokurorisë kundër tij. “Nuk do të lejojmë luftë civile, pavarësisht se mund të kemi shansin për ta fituar atë”, tha në përfundim Zv. Kryeministri Tomisllav Donçev.
Bullgaria nuk do të paraqesë një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për momentin - një hap kyç për hyrjen në eurozonë. Këtë e bëri të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova nga foltorja e Kuvendit. Ajo shpjegoi se në takimet e..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi se po parashtrojnë një projektligj që parashikon heqjen e monumenteve që simbolizojnë regjimin..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet përfundimtare në Ligjin për Fetë. Amendamenti që vetëm Kisha Ortodokse Bullgare mund të shfrytëzojë termin..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..