Trajneri i skuadrës kombëtare bullgare të futbollit Dimitër Penev festoi jubileun e tij të 75-të. “Të jesh trajner i mirë është një gërshetim mes praktikës së futbollit dhe aftësisë për të dëgjuar dhe për të parë” – vuri në dukje para BNR-së trajneri më i suksesshëm bullgar i futbollit dhe tha se kujtimet nga viti 1994, kur Bullgaria u klasifikua në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror, mbeten të fuqishme në kujtesën e tij. “Nuk harrohen momente të tilla” – tha Penev, duke na kujtuar suksesin më të madh të Bullgarisë në futboll.
Pritet që sot ai të dekorohet nga Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..