Ministri bullgar i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe homologja e tij gjermane Annegret Kramp-Karrenbauer folën për domosdoshmërinë për një analizë të tërësishme të rreziqeve për Evropën.
Ka nevojë dhe për një analizë të tërësishme të rreziqeve, jo vetëm mbi temat e përbashkëta, si Lindja e Mesme dhe regjioni i Detit të Zi, por edhe për regjione të tjera dhe zona të konflikteve, vuri në dukje Karakaçanov. Sa u përket rreziqeve që mund të vijnë nga Gadishulli Ballkanik Bullgaria me ekspertizën e saj mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme, shtoi ai.
Annegret Kramp-Karrenbauer nga ana e vet shtoi se do që të forcohet bashkëpunimi në fushën e industrisë mbrojtëse. Lidhur me këtë ekspertë bullgarë do të vizitojnë Berlinin, që të njihen me kapacitetet gjermane të prodhimit.Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..