Ministri bullgar i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe homologja e tij gjermane Annegret Kramp-Karrenbauer folën për domosdoshmërinë për një analizë të tërësishme të rreziqeve për Evropën.
Ka nevojë dhe për një analizë të tërësishme të rreziqeve, jo vetëm mbi temat e përbashkëta, si Lindja e Mesme dhe regjioni i Detit të Zi, por edhe për regjione të tjera dhe zona të konflikteve, vuri në dukje Karakaçanov. Sa u përket rreziqeve që mund të vijnë nga Gadishulli Ballkanik Bullgaria me ekspertizën e saj mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme, shtoi ai.
Annegret Kramp-Karrenbauer nga ana e vet shtoi se do që të forcohet bashkëpunimi në fushën e industrisë mbrojtëse. Lidhur me këtë ekspertë bullgarë do të vizitojnë Berlinin, që të njihen me kapacitetet gjermane të prodhimit.Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...