Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjeshtri Minço Todorov: Për të qenë autentike, punimet prej druri duhet të bëhen vetëm me dorë

4
Foto: arkiv personal

Zanati përmes të cilit zakonisht një copë dru fiton një jetë krejtësisht të re ka rrënjë të thella tek ne. Mbase u kujtuat se po bëhet fjalë për drugdhendjen. Korniza të punuara me finesë dhe panele druri zbukurojnë jo një e dy shtëpi bullgare. Përveç se të jenë një pjesë nga interieri, sendet e bukura të gdhendura duhet të mund të kryejnë dhe funksionin e tyre. Nga ky rregull drejtohet mjeshtri me të cilin ju takojmë në radhët e mëposhtme - Minço Todorov:

“Ka shumë punime prej druri, por nuk janë të shumtë njerëzit të cilët punojnë  sende funksionuese  me të vërtetë me mjeshtëri. Që të jetë autentik punimi, një kusht shumë i rëndësishëm është që ai të bëhet me dorë dhe jo me makina, me qenë se me to mund të bëhet vetëm boshti kryesor” - mendon Todorov. Prodhimin e vet të parë prej druri, mjeshtri Minço Todorov e ruan dhe sot e kësaj dite, por pohon se nuk është i punuar  ashtu siç duhet të duket një punim druri:

“Pata punuar një imazh të një kukeri /njeri i maskuar i veshur në veshje prej lëkure/, me qenë se jam nga një rajon ku tradita e kukerëve është shumë e përhapur /nga Pernik - qyteti i afërt me kryeqytetin, i njohur dhe me festivalin e vet Surva/. Gjyshi im ka punuar shumë plastika prej qeramike, të lidhura me Survën dhe me kukerët. Si i vogël më pëlqente shumë të pikturoja kukerët, të bëja anije prej druri. Atëherë mbase kam qenë 5-6 vjeç dhe këto janë gjërat e para prej druri të cilat unë i kam punuar”.

Piktor, punues i drurit dhe i qeramikës dhe një pedagog i suksesshëm, Todorov u ndihmon fëmijëve nga moshat e ndryshme të njihen me historinë e këtyre arteve, të zhvillojnë imagjinatën e tyre të pafund dhe të krijojnë diçka me duart e veta. Asnjëherë nuk do të harrojë herën e parë, kur punon me fëmijë si një mësues i tyre:

“Takimi im i parë me fëmijët qe shumë interesant. Kur qe kriza e refugjatëve në Bullgari përpara disa vjetëve, më ftuan t’u jap mësim fëmijëve-refugjatë në lëndën e pikturës. Përfytyroni një njeri i cili asnjëherë nuk ka komunikuar me fëmijë, të fillojë të punojë me 150 fëmijë në ditë. Mendoj se më të mëdhenjtë qenë 7-8 vjeç. Nuk mundesha t’u sillja baltë, me qenë se nuk kishte sesi të merrja për të gjithë. Prandaj u sillja plastelinë. Kur e kuptuan se çfarë është, qenë kaq të lumtur, saqë e fshihnin nëpër rrobat e tyre, që të mund ta marrin me vete kur të ikin dhe të mund të kenë diçka të tillë për të lozur”.

Puna e tij me fëmijët, por më tepër lindja e fëmijës së tij, e provokojnë Minço Todorovin të fillojë punimin e lodrave të bukura prej druri për fëmijët, krejtësisht të parrezikshme për ta - pa skaje dhe cepa të mprehta dhe detaje të vogla të cilat janë të lehta për t’u gëlltitur.

Një pasion tjetër i krijuesit të talentuar janë vulat. Pohon  se nga dy llojet e tyre të njohura - kishtare dhe artistike, ai punon të dytat. Për shkak të ngjyrave të tyre të larmishme dhe shumëllojshmëria e simboleve, Minço Todorov i krahason me veshjet popullore bullgare - për nga detajet e tyre karakteristike mund të njohësh se nga cili rajon i Bullgarisë janë. Përpara se të fillojë të punojë vula prej druri për bukë /meshanikët/, mjeshtri ka kaluar disa vjet në prova të mësoj më shumë për to dhe për specifikat e punimit të tyre. Një ndihmë merr nga bisedat e tij të zhvilluara me njerëz të moshuar në fshatra të shumta bullgare, me qenë se studimet të cilat i kushtohen këtij lloji vulash janë shumë të pakta.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD

Krasimir Karailiev nga Bratislava: Duhet ta mbrojmë Bullgarinë dhe t'ia tregojmë botës

Krasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të..

botuar më 24-04-06 11.00.PD