Krijues të rinj nga shkolla artistike “Mjeshtërit e rinj” në Kjustendill (Bullgari Jugperëndimore) do të shndërrojnë një vend të braktisur në një galeri nën qiell, informoi BTA. “Kështu në qytet do të kemi përveç galerisë me pikturat e Vlladimir Dimitrov-Mjeshtërit edhe një ekspozitë në të hapur, por me artin e shekullit të XX – grafitti”, tha pedagogu i tyre Evgeni Serafimov.
Urban-projekti i ri parashikon krijimin e një pikture të madhe në mur të stilit të artistit me famë botërore Banksy, si kompliment ndaj krijimtarisë së tij. “Mendojmë se ky është një fillim i ri për Kjustendilin dhe kemi shumë ide në këtë drejtim”, shtoi pedagogu.Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..