Krijues të rinj nga shkolla artistike “Mjeshtërit e rinj” në Kjustendill (Bullgari Jugperëndimore) do të shndërrojnë një vend të braktisur në një galeri nën qiell, informoi BTA. “Kështu në qytet do të kemi përveç galerisë me pikturat e Vlladimir Dimitrov-Mjeshtërit edhe një ekspozitë në të hapur, por me artin e shekullit të XX – grafitti”, tha pedagogu i tyre Evgeni Serafimov.
Urban-projekti i ri parashikon krijimin e një pikture të madhe në mur të stilit të artistit me famë botërore Banksy, si kompliment ndaj krijimtarisë së tij. “Mendojmë se ky është një fillim i ri për Kjustendilin dhe kemi shumë ide në këtë drejtim”, shtoi pedagogu.Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..