Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëvendëskryeministrja Ekaterina Zaharieva është duke bërë një vizitë në Greqi

Foto: arkiv

Kryeministri grek Kiriakos Micotakis u takua në Athinë me zëvendëskryeministren dhe ministre të jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva. Këtë e njoftoi botimi “Katimerini” cituar nga BTA. Të dy ata shqyrtuan epideminë Covid-19, situatën në pikat kufitare midis të dy vendeve dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor. Parashikohen takime të ministres Zaharieva me ministrin e jashtëm Nikos Dendias dhe me presidenten Katerina Sakelaropullu.

Vizita e zonjës Zaharieva kushtohet përvjetorit të 140 të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Greqisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosica Mateva

Përgatitjet për zgjedhjet po ecin normalisht

“Përgatitja për zgjedhjet 2 në 1 po shkon normalisht dhe në kohë”. Kështu ka deklaruar nënkryetarja dhe zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rosica Mateva. Sot skadon afati për fshirjen e regjistrimeve të partive dhe koalicioneve. Më 8..

botuar më 24-05-07 4.46.MD

Bullgaria do të furnizojë pajisje për restaurimin e sektorit energjetik të Ukrainës

Ministria bullgare e Energjisë është e gatshme ta ndihmojë Ukrainën të rivendosë sistemin e saj elektrik, i cili u dëmtua nga veprimet ushtarake të Rusisë. Kështu tha ministri në detyrë i energjisë, Vladimir Malinov, në një video-konferencë me homologun..

botuar më 24-05-07 3.56.MD

Banka Kombëtare Bullgare mbështetet në përvojën e Kroacisë në futjen e euros

Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev mori pjesë në një takim me guvernatorët e Bankës Kombëtare Kroate Boris Vuçiq dhe Bankës Kombëtare të Republikës Çeke Alesh Mihal. Gjatë takimit, i cili u zhvillua në Rijekë, u diskutua për..

botuar më 24-05-07 1.22.MD