Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përmirësim i vogël i klimës së biznesit, investitorët nuk kanë hequr dorë

Harta ekonomike e Bullgarisë i orienton investitorët bullgarë e të huaj

| rinovuar më 20-07-28 3.42.MD
Foto: map.mi.government.bg

Tema kryesore e cila në këtë moment qëndron përpara të gjitha shteteve në Evropë dhe nëpër botë është se cilat janë mjetet më efektive për rimëkëmbjen e ekonomive. Pandemia dhe kufizimet të cilat pasuan pas kësaj ndikuan në mënyrë drastike mbi rritjen dhe përfshinë pothuajse të gjithë sektorët.

Pavarësisht nga masat shpëtimtare, të ndërmarra nga qeveritë, specialistët janë të një mendimi se recesioni si pasojë e koronavirusit  do të jetë serioz. Sipas prognozës verore të Komisionit Evropian gjatë vitit 2020 ekonomia e Eurozonës do të regjistrojë një ulje prej 8,7%, kurse ajo bullgare do të ngushtohet me 7%.

Pavarësisht se ndërmori masa kundra shpërndarjes së koronavirusit, Bullgaria nuk i mbylli prodhimet plotësisht.  Disa prej tyre, produktet e të cilëve kërkohen në tregun evropian dhe botëror, vazhdojnë të punojnë mirë. Ndërkohë, qeveria imponoi një varg masash, që të mos të lejojë një kolaps dhe të mund të ndihmohet  rivendosja e ekonomisë. Startuan disa programe për kredi me interes të ulët me një periudhë të gjatë mospagimi, skema të granteve, si dhe programe për ruajtjen e vendeve të punës.

Krijimi i një harte interaktive “Ekonomia e Bullgarisë”- tanimë është e pranishme në sajtin e Ministrisë së Ekonomisë, është një nga masat në përkrahje të biznesit. Me ndihmë të saj sipërmarrës vendas dhe të huaj mundin shumë shpejt të orientohen se në cilin rajon të vendit tonë është më e përshtatshme të zhvillojnë një investim të ri. Përmes hartës mundet shumë lehtë të merret informacion për vendet e lira të punës, për lidhjen me transportin, për nivelet e rrogave, si dhe për numrin e nëpunësve potencialë të kualifikuar. Kështu në qoftë se keni luhatje për shembull nëse të investoni në qytetin Kjustendill ose në Pazarxhik dhe përcaktues për ju është çmimi i punës, mund të shikoni se ka rreth 100 leva dallim në rrogën mesatare në të dyja qytetet.

Në hartë janë shënuar po kështu numri i shkollave profesionale në rajon, rrugët e klasës së parë dhe autostradat, aeroportet, portet, si dhe objektet e tjera të infrastrukturës. Pavarësisht nga prioritetet e veta, ky instrument elektronik i ka dhe mangësitë e veta.

“Në hartë mungon një fotografi aktuale e punësimit në çdo një moment dhe ka vetëm tendenca të përgjithshme - sqaron Zheljaz Enev, drejtor i Drejtorisë “Politika Ekonomike” në Ministrinë e Ekonomisë.

Do të ketë një azhurnim të ri të informacionit në të ardhmen, por një nga vështirësitë është se çdo burim i të dhënave aktualizohet  në kohë të ndryshme. Kjo mund të shkaktojë një farë konfuzioni, me qenë se një tregues qëndron në nivelin e vjetër, kurse një tjetër lëviz. Prandaj ne e rifreskojmë informacionin në një periudhë më të gjatë, duke marrë parasysh aktualizimin e të dhënave për ndërmarrjet dhe në këtë mënyrë nuk lejojmë mospërputhje në treguesit individualë.”

Të dhënat e përdorura në hartë janë nga masivet informative të Statistikës Kombëtare, Agjencisë së Punësimit, ministrive të shkencës dhe të arsimit dhe të transportit, Agjencisë “Infrastruktura Rrugore”.

Sipas Zheljaz Enevittë dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Statistikës për biznes klimën tek ne, tregojnë përmirësimin e saj modest. Pavarësisht se ka njëfarë luhatjesh mes biznesit, nuk ka një refuzim nga investimet, pohon përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë. Kështu, pavarësisht nga problemet, e provokuara nga pandemia, vendi ynë po vazhdon të jetë një destinacion i mirë për investime.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në fillim të vitit 2024, ekonomia raporton rritje të dobët me rënie të importeve dhe eksporteve

Në tremujorin e parë të vitit 2024, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Parashikimet e para ishin për një rritje prej 1.7%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. PBB e..

botuar më 24-06-07 11.56.PD
Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD