Nga 28 korriku turistët nga Moldavia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kuvajti, Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Izraeli do të hyjnë në Bullgari pas prezantimit të PCR testit negativ bërë 72 orë para ardhjes pa kaluar karantinë 14 ditore pas ardhjes në Bullgari. Për turistët nga Ukriana kjo masë hyn në fuqi nga 30 korriku.
Urdhri për këtë u nënshkrua nga ministri i shëndetësisë profesor Kostadin Angellov.
Me PCR test negativ mund të hyjnë në Bullgari edhe shtetas të vendeve të treta që mbërrijnë për punë sezonale, arsye humanitare, biznes.
PCR test nuk kërkohet për ata që mbërrijnë nga shtetet anëtare të BE-së, Mbretëria e Bashkuar, vendet e Shengenit, si dhe nga Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Republika e Koresë, Tajlanda, Tunizia, Uruguai. Ata nuk do të vendosen në karantinë 14 ditore.
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..