Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin

Sofja, Kurban Bajram
Foto: BTA

Me masa të rrepta për siguri shëndetësore myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. Për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe gjendjes së zgjatur të jashtëzakonshme kundërepidemike lutjet u bënë në të hapur me respektim të distancës sociale, njofton korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në qytetin Kërxhali Vanja Apostollova.

Presidenti Rumen Radev shprehu respektin e tij ndaj traditës fetare të myslimanëve bullgarë. Ai theksoi, se ditët e kësaj feste kujtojnë rëndësinë e bamirësisë dhe tolerancës. “Këto vlera le të vazhdojnë të jenë rruga drejt mirëqenies personale dhe shoqërore”, thekson presidenti.

“Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë miqve të mi myslimanë! Jini të shëndetshëm dhe të lumtur! Festa e shenjtë mëson përulësi, respekt dhe përkrahje, në sajë të të cilëve edhe më sot jetojmë në paqe dhe në frymën e tolerancës”, shkroi kryeministri Bojko Boriov në faqen e tij zyrtare në Facebook.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dëshiron që BE t'i dërgojë Shkupit një mesazh të fortë për reforma

Bullgaria mbështet synimin e Komisionit Evropian për të tërhequr propozimin e saj sipas Nenit 7 të Traktatit të BE-së kundër Polonisë, për shkak të shkeljeve të superioritetit të ligjit.Këtë e theksoi zëvendësministri i jashtëm Ivan Kondov në një..

botuar më 24-05-22 11.26.PD

Rreth gjysma e votuesve me të drejtë vote do të shkojnë në qendrat e votimit më 9 qershor

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të jetë rreth 48% e banorëve në vend.  Nga 2.5 milionë deri në 2.7 milionë votues do të shkojnë në qendrat e votimit më 9 qershor. Nga 2.5 milionë deri në 2.7 milionë votues do të..

botuar më 24-05-22 9.41.PD

Parashikimi i motit për 22 majin 2024

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 14°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Para mesditës nga perëndimi do të mbajë vranësira dhe para përfundimit të ditës do të bjerë shi. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-05-21 7.35.MD