Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ujë shërues, peizazhe piktoreske dhe ajër i pastër i kristaltë tërheqin në fshatin Banja

Foto: arkiv

Në luginën e qytetit Razllog, në rrëzat e tri maleve të shkëlqyera bullgare Rodopi, Rilla dhe Pirin gjendet fshati piktoresk Banja. Vetëm në disa kilometra largësi nga vendpushimi malor Bansko, qyteza sikurse mbetet pa u vënë re nga turistët, të cilët hedhin vështrim drejt kreshtave madhështore të malit Pirin. Profesionalistët turistikë nga rajoni si dhe banuesit vendas janë të mendimit se bumi i madh i fshatit Banja si një SPA qendër turistike ende do të jetë duke u zhvilluar. Dhe pas kësaj bindjeje ka fakte konkrete: Në Banja ka 72 burime minerale me një temperaturë të ujit 58 gradë. I kanë përdorur për qëllime shëndetësore që trakët e lashtë dhe romakët. Por, pasuria natyrore kombëtare akoma nuk është e përdorur në mënyrë të mjaftueshme. Për traditat dhe të ardhmen e SPA turizmit  në këtë krahinë lexoni në publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë Fshati Banja - histori dhe SPA në rrëzat e tri maleve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nderojmë kujtimin e Shën Serafimit të Sofjes

Në kishën ruse "Shën Nikollaj Mirlikijski” u nderua solemnisht kujtimin e Shën Serafimit të Sofjes. Shërbesa u kryesua nga Peshkopi i Melnikut Gerasim në bashkëpunim me kreun e kishës At Vlladimir Tishçuk dhe priftërinj nga kishat ortodokse bullgare..

botuar më 24-02-26 3.52.MD

151 vjet nga vdekja e Vasill Levskit

Më 19 shkurt mbushen 151 vjet nga vdekja e Vasill Levskit. Të shumta janë veprat popullore kushtuar Apostullit të Lirisë Bullgare. Në fondin e pasur të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) ruhen një sërë këngësh të cilat na e mbajnë të gjallë..

botuar më 24-02-19 5.05.PD

16 vjet Kosova e pavarur

16 vjet kaluan nga ai 17 shkurt i vitit 2008 kur Kosova u bë shteti më i ri në botë. Kjo ndodhi pasi shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu shpallën  Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Më 15 qershor të..

botuar më 24-02-17 5.05.PD