Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbushen 3 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Fqinjësisë së Mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Foto: arkiv

Para 3 vitesh Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nënshkruan Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit. Në sajtin e Ministrisë së Punëve të Jashtme theksohet, se marrëveshja nga 1 gushti 2017 do të mbetet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kohës sonë në regjionin tonë. Dokumenti pranon historinë tonë të përbashkët dhe cakton parimet dhe rrugët për zhvillimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, thekson Ministria e Jashtme Bullgare.