Mbi 28 mln euro (56,5 mln leva) do të sigurohen për blegtorinë. Marrëveshja u arrit në një takim të Kryeministrit Bojko Borisov dhe të Ministres së Bujqësisë Desisllava Taneva me përfaqësues të sektorit, bëri të ditur në sajtin e vet Ministria e Bujqësisë.
Ndihma është për përmirësimin e likuiditetit të ekonomive bujqësore, të cilat i kanë shtyrë kreditë e veta dhe nuk janë në gjendje t’i shlyejnë në kushtet e pandemisë. Për këto mjete do të kërkohet notifikim nga Komisioni Evropian. Borisov shtoi gjithashtu se janë siguruar mbi 13 mln euro (26 mln leva) për blegtorët që kanë pësuar humbje për shkak të thatësirës.Vendet e eurozonës mirëpritën Bullgarinë për përparimin e saj në rrugën drejt futjes së euros, njoftoi BTA. Në një deklaratë, pas përfundimit të takimit dyditor të Këshillit Evropian në Bruksel, vendet e Eurozonës inkurajojnë vendin tonë për..
“Bulgartransgaz” shpalli një prokurim publik për “Planifikimin organizativ, projektimin e investimeve, furnizimin me materialet dhe pajisjet e nevojshme, ndërtimin dhe vënien në punë të objekteve të reja për zgjerimin e infrastrukturës së..
Shefi i misionit të rregullt të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Bullgari, Jean-François Dauphin, prezantoi rezultatet e monitorimit të ekonomisë dhe sistemit financiar bullgar. Misioni i fondit filloi më 6 mars dhe përfundon sot, 19 mars. “Aderimi..