Më 6 gusht Kisha Ortodokse Bullgare feston Metamorfozën /Shndërrimin/ e Shpëtimtarit Krisht-një nga datat më të ndritshme në kalendar. Sipas teksteve të ungjillit, në këtë ditë Krishti zbulon përpara tre prej dishepujve të vet origjinën e tij hyjnore.
“Ai u shndërrua në mal,
Dishepujt e tu panë lavdinë Tënde, Zoti Krisht,
aq sa mundën,
që kur Të shikojnë në kryq,
të kuptojnë vuajtjen Tënde vullnetare
dhe për të predikuar përpara botës,
se Ti me të vërtetë je një rrezatim i Zotit.”
Cilën ngjarje të rikujtojnë këngët festive të kënduara në kishat bullgare në ditën e Shndërrimit të Krishtit.
Siç dihet nga shkrimet kishtare, Krishti është munduar të përgatisë pasuesit dhe ndjekës të vet për vuajtjet e tij. Zemrat e dishepujve të tij janë përmbushur me vuajtje nga këto fjalë. Që të mund të forcojë besimin e tyre dhe t’u japë kurajë, Krishti ka marrë me vete Petrin, Jakovin dhe Joanin, dhe është ngjitur bashkë me ta në malin Tabor në afërsi me Galilenë. Ashtu si e ka pasur për zakon, është larguar pak dhe ka filluar të lutet, kurse nxënësit e tij i ka zënë gjumi. Kur janë zgjuar, ata e kanë parë Jezusin të shndërruar - fytyra e tij ka ndritur si dielli, kurse rrobat e tij janë bërë të bardha si dëbora. Bashkë me të, duke shkëlqyer në lavdi kanë qenë Moiseu dhe Ilia. Është shfaqur një re, e cila ka mbledhur profetët e Dhiatës së Vjetër, kurse prej saj është dëgjuar një zë: “Ky është biri im i dashur, tek i cili është dashamirësia ime! E dëgjoni Atë!” Në të kthyer nga mali Krishti u ka ndaluar nxënësve të tij të flasin për atë që ka ndodhur deri në ringjalljen e tij.
Shndërrimi i Zotit bie në mesin e Kreshmëve të Mëdha për nder të Nënës së Zotit. Në këtë ditë besimtarët kungohen, kurse në tavolinën festive lejohet peshk. Një traditë popullore por dhe fetare është që në ditën e Shndërrimit të shpihet në kishë rrush, ku prifti e përuron me lutje dhe e kalon me temjan. Pas kësaj ai shpërndahet për shëndet. Sipas besimeve popullore, që nga kjo ditë e tutje vera “thyhet” dhe niset drejt vjeshtës. Çdo gjë transformohet - ujërat në burime dhe nëpër lumenjtë ftohen, ditët dhe netët fillojnë të bëhen më të freskëta. Me Shndërrimin e Zotit janë të lidhura akoma një varg besimesh dhe traditash, për të cilat mund të lexoni KËTU.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..