Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partia në pushtet GERB dhe një parti e re kanë përkrahje të njëjtë elektorale

Foto: arkiv

Një studim i agjencisë “Market Links” tregon se partia në pushtet “GERB” dhe partia e re e shoumenit Sllavi Trifonov “Ka një popull të tillë” gëzojnë përkrahje të njëjtë elektorale – 15%. Në vend të tretë është Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 13.5% përkrahje. “Bullgaria Demokratike” e cila dominon në protesta ka 6.6% përkrahje – një rezultat shumë i afërt me përkrahjen për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (partia e e turqve etnikë dhe e myslimanëve të tjerë në Bullgari) – 6.3%.

Ndër politikanët përkrahje më të madhe gëzon Presidenti Rumen Radev - 51,3%, pas tij është shoumeni Sllavi Trifonov, Kryeministri Bojko Borisov gëzon 20,7%. Miratimi ndaj partisë në pushtet GERB është më i madh nga ai ndaj Bojko Borisovit, deklaroi sociologu Zhivko Kolev para televizionit BTV.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD