Një studim i agjencisë “Market Links” tregon se partia në pushtet “GERB” dhe partia e re e shoumenit Sllavi Trifonov “Ka një popull të tillë” gëzojnë përkrahje të njëjtë elektorale – 15%. Në vend të tretë është Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 13.5% përkrahje. “Bullgaria Demokratike” e cila dominon në protesta ka 6.6% përkrahje – një rezultat shumë i afërt me përkrahjen për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (partia e e turqve etnikë dhe e myslimanëve të tjerë në Bullgari) – 6.3%.
Ndër politikanët përkrahje më të madhe gëzon Presidenti Rumen Radev - 51,3%, pas tij është shoumeni Sllavi Trifonov, Kryeministri Bojko Borisov gëzon 20,7%. Miratimi ndaj partisë në pushtet GERB është më i madh nga ai ndaj Bojko Borisovit, deklaroi sociologu Zhivko Kolev para televizionit BTV.Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..