Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bansko ofron ajër të freskët malor dhe kthen vizituesit në historinë e Bullgarisë

Foto: BGNES

Mali Pirin me faqet e tij të larmishme në çdo stinë që prej kohe e ka kthyer Bansko në një vendpushim tërheqës. Përderisa bjeshkët e tij janë të mbuluara me dëborë në pistat garojnë skiatorë të njohur, ndërsa adhuruesit e sporteve të bardha rrëshqasin nëpër terrenet e mirëmbajtura.

Me ardhjen e pranverës, kur dëbora i lë vend gjelbërimit bjeshkët malor shndërrohen në një vend të mrekullueshëm për shëtitje turistike.

Krahas të gjitha këtyre përparësive Bansko është një qytet me histori të pasur për të cilën dëshmojnë arkitektura e vjetër dhe traditat e ruajtura. Këtu lindën rilindësit popullorë Pajisij Hilendarski, Neofit Rillski, Nikolla Vapcarov...

Sot megjithë epideminë e Covid-19 pushimorja prapë është e hapur për turistë. Kalendari veror u zgjerua me festivale të reja dhe me veprimtari të larmishme kulturore. Hotelet dhe restorantet kanë shenjën e sigurisë ripohuar nga Inspektimi Regjional Shëndetësor.

Më shumë fakte interesante për historinë dhe kulturën e qytetit Bansko mund të lexoni në materialin “Qyteti Bansko – magjia e së kaluarës”.

Foto: BGNES, visit-bansko.bg

Më shumë nga rubrika

Rezervati “Soskovçeto” një copë nga parajsa në zemër të Rodopeve

Streha më e mirë nga nxehtësia e verës në zonën e qytetit Smoljan është rezervati “Soskovçeto”, i cili dallohet me larminë e florës dhe të faunës së vet. Por, turistët vijnë këtu më tepër për shkak të gjelbërimit dhe të njërës prej eko-shtigjeve më të..

botuar më 20-08-23 4.10.PD

Muzeu i vetëm tek ne i cili mban emrin e një të huaji, gjendet në qytetin Shumen

22 gusht është data  në të cilën gjatë vitit 1849 luftuesi për pavarësinë hungareze Llajosh Koshut shkel në bregun bullgar të lumit Danub si emigrant. Avokati i lindur në një familje fisnike, gazetar dhe revolucionar, është figura kryesore vepruese në..

botuar më 20-08-22 4.15.PD

Parku unikal “Kambanat” mbush 41 vjet

Një udhëtim i vërtetë mbrapa në kohë propozon parku i vetëm për nga lloji i vet i krijuar në Sofje me idenë të jetë simbol i synimit për paqe dhe mirëkuptim midis njerëzve në të gjithë botën. Kështu pranë njëra-tjetrës qëndrojnë kambanat, të cilat..

botuar më 20-08-16 4.05.PD