Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bota nëntokësore laramane e shpellës “Veneca”

Nja 14 kilometra larg qytetit Bellogradçik të Bullgarisë Veriperëndimore ka një fenomen natyror – “Veneca”, një nga shpellat më të bukura në Bullgari.

Ajo ndodhet në afërsi të drejtpërdrejtë të fshatit Oreshec. Deri te hyrja e saj çon një rrugë gurore. Itinerari turistik në shpellë vazhdon afro një orë dhe shoqërohet me bisedë të ciceronit.

Brenda në shpellë vizituesit shëtitin nëpër një shteg metalik i cili kalon përmes pesë sallave me larmi të madhe të formimeve shpellore. Me ndihmën e ndriçimit shumëngjyrësh shpella “Veneca” gjallëron para shikimit të turistit në tërë madhështinë e saj.

Më shumë për këtë krijesë unike natyrore lexoni në botimin e Radio Bullgarisë Mirë se erdhët në “Veneca” – shpellën më të bukur të Bullgarisë Veriperëndimore!

Foto: BNR-arkiv

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Rilindja Bullgare” në rrugën “Canko Llavrenov” në Plovdivin e Vjetër

Plovdivi pret festën e vet me një program të pasur kulturor

Bashkimi i Bullgarisë, të cilin e shënojmë më 6 shtator, është gjithashtu festë e qytetit të dytë për nga madhësia në Bullgari Plovdiv. Tradicionalisht festimet në “Kryeqytetin e Bashkimit” do të fillojnë me një meshë të shërbyer nga Mitropoliti i..

botuar më 20-09-05 4.10.PD

Kthesat e fatit të rotondës “Shën Gjergji” në Sofje

Sofja propozon mundësi të pakufizuara për shëtitje nëpër gjurmët e historisë. Ndër objektet më të vizituara në kryeqytet është rotonda “Shën Gjergji”. Kjo është godina më e vjetër antike e ruajtur relativisht mirë në qytet. Është ndërtuar në fillim të..

botuar më 20-08-30 4.10.PD

Paftat bullgare – simbole dhe mesazhe

Paftat janë një zbukurim tipik bullgar. Ato janë element i kostumeve popullore nga krahina të ndryshme të Bullgarisë. Këto dekorime prej veshjes tradicionale bullgare mund të kenë forma më të ndryshme. Janë mbuluar kryesisht me ornamentikë florale,..

botuar më 20-08-29 4.00.PD