Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 153

Foto: ЕPA/BGNES

Masa “60/40” stimulon papunësinë

Sipas analizës së Dhomës Tregtare Industriale Bullgare masat e qeverisë "60/40" dhe "80/20" në përkrahje të biznesit nuk duhet të vazhdojnë në këtë mënyrë. Nuk është e drejt që punonjësi i cili nuk është në punë të marrë 100 për qind të pagës, sa merr edhe ai i cili punon, mendojnë ekspertët. Sipas tyre duhet të ketë reduktim të shpërblimit të atyre, të cilët për shkak të situatës së tanishme nuk kanë mundësi të punojnë, që të kenë stimul të kërkojnë punë dhe të ketë prodhim në vend. Në qoftë se nuk stimulohen sipërmarrësit për të rikthyer veprimtarinë e tyre të zakonshme megjithë kushtet e vështira të punës në gjendjen epidemike, papunësia në vend do të vazhdojë të rritet. Sipas masës “60/40”, ose 80/20” një pjesë e shpërblimeve për punonjësit që nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të punës për shkak të koronavirusit paguhet nga shteti, ndërsa pjesa tjetër nga punëdhënësit. Qëllimi është që firmat t’i ruajnë nëpunësit e vet, megjithë krizën.

Ofertat për punë janë përgjysmuar

Ofertat e punës janë ulur 40% gjatë vitit të fundit, tregojnë të dhënat e platformës më të njohur në Bullgari për oferta në tregun e punës, cituar nga reporterët e BNR-së. Krahasimi është për muajin korrik të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Vetëm gjatë muajit të fundit ofrimi i vendeve të punës është kufizuar 9%. Ulje të ofertave ka në pothuaj të gjithë sektorët e ekonomisë. Më e madhja është në hoteleri dhe shërbimet e restoranteve, të pasuar nga shëndetësia dhe farmacia, ndërtimi dhe veprimtaritë administrative. 70% e ofertave të publikuara të punës janë përqendruar në Sofje, Varna, Plovdiv, Burgas, Ruse dhe Stara Zagora.

Hyrja në Greqi me tokë natën do të jetë e mundur vetëm përmes Kullata

Që nga mbrëmja më 7 gusht Greqia ndalon të gjitha vendkalimet tokësore deri tek pikat e saj kufitare në intervalin nga ora 23.00 deri në orën 07.00 me përjashtim të pikës kufitare Kullata-Promahon në kufi me Bullgarinë, si një pjesë nga masat në lidhje me shtimin e rasteve të koronavirusit në vend, transmeton Agjencia Telegrafike Bullgare.

Fëmijët nuk janë të rrezikuar nga Covid-19 dhe mund të kthehen në shkolla

Për përqindjen e të sëmurëve nga Covid-19 mund të gjykojmë nga të hospitalizuarit dhe të vendosurit në repartet intensive, tha para Televizionit Kombëtar Bullgar epidemiologia prof. Mira Kozhuharova. Para pandemisë në përqindjen e të infektuarve përfshiheshin të gjithë të sëmurët, derisa tani këtu përfshihen të gjithë që kanë rezultuar pozitivë pas testeve të zhvilluara, pavarësisht nëse kanë simptoma apo jo. Prof. Kozhuharova saktësoi se fëmijët nuk janë në grupin e rrezikuar dhe prandaj duhet të kthehen në shkollë. Madje të infektohen sëmundja tek ata është pa simptoma dhe praktikisht fëmijët nuk sëmuren.

Të infektuarit me Covid-19 janë nën 5% gjatë 24 orëve të fundit

Pas 6 433 testeve të bëra 5% për qind kanë rezultuar pozitive me Covid-19 – gjithsej 297 veta, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Që nga fillimi i pandemisë janë bërë 294 087 teste, ndërsa të regjistruarit me Covid-19 janë 13 014, 5 205 prej të cilëve janë me simptoma të shfaqura. 47 veta janë vendosur në reparte intensive. Të vdekurit gjatë 24 orëve të fundit janë 11 dhe kështu numri i tyre total shkoi në 435. Të shëruarit brenda harkut kohor 24 orësh janë 347, ndërsa numri i tyre që nga fillimi i pandemisë është 7 347.

Në Bullgari u zhvilluan operacionet e para për transplantim organesh pas fillimit të pandemisë

Për herë të parë që nga janari dhe pas pandemisë së Covid-19 në Bullgari u zhvilluan transplantime të zemrës dhe të mëlçisë së zezë. Operacionet janë realizuar në spitalet “Shën Ekaterina” dhe “Llozenec” në kryeqytet. Pacientët janë një burrë 49 vjeç i cili ka marrë zemër të re dhe një vajzë 16 vjeçe me mëlçi të zezë të transplantuar. Dy transplantimet u bënë të mundura pasi një burrë 25 vjeçar në Pleven ka pësuar vdekje truri, njoftoi Agjencia Ekzekutive “Mbikëqyrja Mjekësore”.

Në qytetin Dobriç të sëmurë me Covid-19 shërohen prej mjekëve gastroenterolog

Sektorët për shërimin e të sëmurëve me Covid-19 në spitalin multidisiplinar në qytetin Dobriç në Bullgarinë Verilindore, nuk disponojnë asnjë specialist шм sëmundjes infektive ose pneumolog. Për këtë sinjalizojnë mjekët gastroenterolog nga spitali, të cilëve u nevojitet të mjekojnë 40 pacientët e akomoduar atje me infeksionin e koronavirusit. Kryeinfermierja nga njëri i reparteve për të sëmurë me koronavirus është në një gjendje të rëndë dhe është e intobuar. Prokuroria e rrethit të qytetit Dobriç ka caktuar një kontroll të veprimtarisë së spitalit në kushtet e pandemisë.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Dimitër Gllavçev e dorëzon raportin për rastin me spitalin privat “Mama dhe unë” në Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare dhe në Prokurori

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev njoftoi se sot do të bëjë kallëzim në Prokurori dhe në Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare për rastin me spitalin privat për mjekim aktiv “Mama dhe unë” në kryeqytet. Vendimi për ndërtimin e..

botuar më 24-05-07 6.10.PD

Parashikimi i motit për 7 majin

E marta do të jetë kryesisht me diell. Pasdite kryesisht në zonat malore do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende me reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët nga jug-jugperëndimi, e cila në fushën e Danubit do të zhvendoset..

botuar më 24-05-06 6.40.MD

Po i marrim F-16-ët e parë në fillim të vitit të ardhshëm

Avionët e parë luftarakë F-16 do të mbërrijnë në fillim të vitit 2025, tha për BNT ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Në vjeshtë, pilotët bullgarë do të trajnohen në Shtetet e Bashkuara se si t’i drejtojnë avionët. Gjithashtu vitin e..

botuar më 24-05-06 4.03.MD