Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbyllin hotele në vendpushimin “Albena” – nuk ka turistë

Foto: BGNES

Vendpushimi “Albena” në bregdetin verior pranë Detit të Zi filloi mbylljen me etapa të hoteleve. Shkaku është numri gjithnjë e më i vogël i turistëve. Fluturimet charter anulohen. Ditën e premte Gjermania – një prej tregjeve më të rëndësishme për turizmin bullgar, shpalli bregdetin tonë verior destinacion të rrezikshëm.

Gjendja epidemike në vendpushim është e qetë. Deri në këtë moment nuk ka të dhëna për turistë të infektuar. Javën e kaluar mysafirët në “Albena” ishin 8000, këtë javë ata janë 6500, informoi korrespondentja e BNR-së në Dobriç Maja Shtërbanova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mosmarrëveshja për postin e kryeministrit i dha fund negociatave për formimin e qeverisë

GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat të GERB për kryeministër, njoftoi GERB. "Nuk është arritur një marrëveshje me "DB" për përbërjen e..

botuar më 25-01-06 9.16.PD

Cilat monedha kërkuan më shumë bullgarët në vitin 2024?

Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe monedhat e vendeve fqinje të Ballkanit - lira turke, lei rumun dhe dinari serb. Ata pasohen nga paundi..

botuar më 25-01-05 8.25.PD

Parashikimi i motit për 4 janarin 2025

Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..

botuar më 25-01-03 7.35.MD