“Republikanë për Bullgarinë” – ky është emri i partisë së re të ish kryetarit të grupit parlamentar të partisë GERB Cvetan Cvetanov. Këtë e shpalli ai para televizionit bTV. Formacioni do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pavarësisht se kur do të zhvillohen. Cvetan Cvetanovi doli nga parlamenti dhe nga udhëheqja e partisë GERB në vitin 2019 për shkak të skandalit me “pronat e pushtetit”, ndërsa në qershor të këtij viti edhe nga partia.
Udhëheqja e partisë "Po, Bullgaria" propozon një plan për koalicionin "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) për të testuar gatishmërinë për reforma në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor. Nëse ka një vullnet të tillë për..
Kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm Dimitër Gllavçev do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri do të marrin pjesë ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas..
Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të martën do të jetë sërish me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje 33°. Do..