Kryetarja e grupit parlamentar të partisë GERB Daniella Daritkova ka depozituar në zyrën e Kuvendit Popullor projektin për Kushtetutë të re të Bullgarisë. Dokumenti është i dërguar deri tek kryetarët e të gjitha grupeve parlamentare në Legjislaturën e 44 të Kuvendit Popullor dhe deputetët, të cilët nuk anëtarësojnë në grupe parlamentare. Me këtë partia GERB fton në bisedime dhe konsultime mbi projektin e paraqitur të gjitha grupet parlamentare me qëllim të mund të arrihet një pajtim i gjerë midis përfaqësuesve popullorë për thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor njoftojnë reporterët e Radios Kombëtare Bullgare.
Me ndryshimet nga GERB propozojnë votim elektronik në të gjitha pikat e vendit me më se 300 zgjedhës. Zgjedhësit vet do të vendosin sesi do të votojnë – në mënyrë elektronike ose me buletine prej letre. GERB propozon edhe krijimi i një kapitulli i ri i cili rregullon zhvillimin e zgjedhjeve të përziera për Kuvendin e Madh Popullor me vendosjen e sistemit të përzier zgjedhor – 200 përfaqësues popullor të zgjidhen sipas sistemit proporcional ndërsa 200 - sipas sistemit mazhoritar.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për..
Ministri i arsimit dhe shkencës Prof. Galin Cokov mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Qendrën Përkujtimore në Potoçari me rastin e 29 vjetorit..
Pres që "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) të deklarojnë qartë nëse do të jenë në opozitë apo do të kërkojnë mbështetje për..