Ministri i Shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov është gati të takohet me infermieret dhe të shqyrtojë me to kërkesat e tyre profesionale. Këtë ai e shpalli në qytetin Ruse në lidhje me protestën pa një afat të caktuar të infermiereve të planifikuar për sonte përpara Ministrisë së Shëndetësisë. Angjellov shprehu dyshime se, tek infermieret ka një pakënaqësi kombëtare dhe vuri në dukje se nuk ka zbuluar një të tillë gjatë vizitës së tij nëpër vend. Sipas fjalëve të tij, rrogat e infermiereve varen nga drejtorët ekzekutiv të spitaleve përkatëse. Masat e ndërmarra nga qeveria në kontekstin e pandemisë, do të çojnë deri në shtimin e buxheteve të spitaleve, vuri në dukje ministri Angjellov. Informacioni është i korrespondentes sonë në qytetin Ruse - Asja Pençeva.
Në pavijonin bullgar, në kuadër të COP29 në Baku të Azerbajxhanit, më 13 nëntor, presidenti Rumen Radev do të hapë forumin energjetik së bashku me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në këtë aktivitet do..
Mbrëmjen e së mërkurës do të nisin reshje të reja shiu nga jugperëndimi, në malet mbi 500 m borë. Në veriperëndim të Bullgarisë nuk do të ketë reshje. Gjatë ditës nga perëndimi reshjet përkohësisht do të ndalojnë, më së voni në rajonet..
Koalicioni GERB-SDS po fillon bisedimet për të diskutuar veprimet e përbashkëta politike në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, njoftoi qendra e shtypit e partisë GERB. Takimet fillojnë më 13 nëntor. Për orën 8:30 të mëngjesit janë..
Duke filluar nga sot, 16 nëntor, të gjithë qytetarët e Stara Zagorës (Bullgaria Jugore) - nga më të vegjlit e deri tek më të moshuarit - do të mund t'i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8..