Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjencia “Gallëp”: Në parlamentin e ardhshëm “të vegjlit bëhen të mëdhenj “

Kuvendi Popullor
Foto: arkiv

Protestat, dorëheqja e qeverisë dhe zgjedhjet përpara afatit  përkrahen, pavarësisht se akoma nuk shikohet alternativa e qartë dhe liderët e rinj. 62% nga bullgarët i përkrahin protestat, “kundra” janë 23,7%. “Për” dorëheqje të qeverisë janë 58,9%, kurse 26,5% janë në mendim të kundërt. 50% shpallen për zgjedhje përpara afatit, 34,1% janë “kundra”. Këtë e tregon anketimi kombëtar, i zhvilluar në fillim të muajit gusht nga Agjencia Sociologjike “Gallëp”. Nga situata e krijuar në vendin tonë humbasin që të gjitha formacionet bazë, me përjashtim mbase të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, në llogari të konkurrentëve të vet më të vegjël. Në këtë situatë “të vegjlit bëhen të mëdhenj” konkludojnë sociologët. Lider për një përkrahje potenciale ndaj momentit mbetet partia GERB - me14,5% prej votave (në sfondin e 22,1% gjatë muajit qershor). Partia Socialiste Bullgare  është me 13,9% (17,9% gjatë muajit qershor). Partia e re e shoumenit Sllavi Trifonov “Ka një popull të tillë” shënon një rritje deri më 7,9% ( 5,3% gjatë muajit qershor). Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë ruan diapazonin e vet tradicional prej afro 7%. “Bullgaria Demokratike” merr përkrahje prej 5,7% (2,4% gjatë muajit qershor). Formacioni i ri i Maja Manollovës “Ngrehu në këmbë BG” ka besimin e 2,4% nga zgjedhësit (1,8 gjatë muajit qershor). Përkrahja për “Patriotët e Bashkuar” ngushtohet në 2,3%(2,9% gjatë muajit qershor).


Më shumë nga rubrika

Një bullgar zbuloi një ekzoplanet të ri

Një bullgar zbuloi një ekzoplanet të ri të afërt. Ekzoplaneti shkëmbor Gliese 486b ndodhet vetëm 26 vjet dritë larg nga Toka dhe është i përshtatshëm për analizë. Zbulimi u botua në revistën prestigjioze Science dhe autori kryesor është Dr. Trifon..

botuar më 21-03-05 12.35.MD
Bujar Osmani

Bullgarët të përmenden në kushtetutën maqedonase

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Bujar Osmani tha se nëse një gjë e tillë ka rëndësi për bullgarët, ai nuk ka problem që në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ata të përmenden qartë si pjesë e grupeve të tjera etnike në vend. “Bullgarët në..

botuar më 21-03-05 11.18.PD
Prof. Boris Bogov

Spitalet po pezullojnë pranimet e planifikuara për shkak të valës së tretë të pandemisë

Nga 8 marsi, pranimi i planifikuar dhe operacionet e planifikuara në të gjitha spitalet në zonat e kuqe në vend do të pezullohen. Kryeqyteti Sofja është gjithashtu mes tyre, tha para BNT drejtori i Spitalit “Aleusandrovska”, Prof. Boris Bogov...

botuar më 21-03-05 10.12.PD