Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjencia “Gallëp”: Në parlamentin e ardhshëm “të vegjlit bëhen të mëdhenj “

Kuvendi Popullor
Foto: arkiv

Protestat, dorëheqja e qeverisë dhe zgjedhjet përpara afatit  përkrahen, pavarësisht se akoma nuk shikohet alternativa e qartë dhe liderët e rinj. 62% nga bullgarët i përkrahin protestat, “kundra” janë 23,7%. “Për” dorëheqje të qeverisë janë 58,9%, kurse 26,5% janë në mendim të kundërt. 50% shpallen për zgjedhje përpara afatit, 34,1% janë “kundra”. Këtë e tregon anketimi kombëtar, i zhvilluar në fillim të muajit gusht nga Agjencia Sociologjike “Gallëp”. Nga situata e krijuar në vendin tonë humbasin që të gjitha formacionet bazë, me përjashtim mbase të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, në llogari të konkurrentëve të vet më të vegjël. Në këtë situatë “të vegjlit bëhen të mëdhenj” konkludojnë sociologët. Lider për një përkrahje potenciale ndaj momentit mbetet partia GERB - me14,5% prej votave (në sfondin e 22,1% gjatë muajit qershor). Partia Socialiste Bullgare  është me 13,9% (17,9% gjatë muajit qershor). Partia e re e shoumenit Sllavi Trifonov “Ka një popull të tillë” shënon një rritje deri më 7,9% ( 5,3% gjatë muajit qershor). Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë ruan diapazonin e vet tradicional prej afro 7%. “Bullgaria Demokratike” merr përkrahje prej 5,7% (2,4% gjatë muajit qershor). Formacioni i ri i Maja Manollovës “Ngrehu në këmbë BG” ka besimin e 2,4% nga zgjedhësit (1,8 gjatë muajit qershor). Përkrahja për “Patriotët e Bashkuar” ngushtohet në 2,3%(2,9% gjatë muajit qershor).




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev

Presidenti Rumen Radev: Ndërprerja e dhunës në Lindjen e Mesme kërkon përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare

Detyra më e rëndësishme për momentin është të sigurohet kthimi i sigurt nga Libani i të gjithë qytetarëve bullgarë që duan të evakuohen. Këtë e tha para gazetarëve në Burgas presidenti Rumen Radev. Kreu i shtetit tregoi se përshkallëzimi i..

botuar më 24-10-01 3.14.MD

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për votim jashtë vendit përfundon në mesnatë

Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Sipas ligjit, në përfaqësitë diplomatike dhe..

botuar më 24-10-01 10.16.PD

Bullgarët u evakuuan nga Libani me aeroplan qeveritar, pritet një fluturim i ri

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-10-01 9.43.PD