Protestat, dorëheqja e qeverisë dhe zgjedhjet përpara afatit përkrahen, pavarësisht se akoma nuk shikohet alternativa e qartë dhe liderët e rinj. 62% nga bullgarët i përkrahin protestat, “kundra” janë 23,7%. “Për” dorëheqje të qeverisë janë 58,9%, kurse 26,5% janë në mendim të kundërt. 50% shpallen për zgjedhje përpara afatit, 34,1% janë “kundra”. Këtë e tregon anketimi kombëtar, i zhvilluar në fillim të muajit gusht nga Agjencia Sociologjike “Gallëp”. Nga situata e krijuar në vendin tonë humbasin që të gjitha formacionet bazë, me përjashtim mbase të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, në llogari të konkurrentëve të vet më të vegjël. Në këtë situatë “të vegjlit bëhen të mëdhenj” konkludojnë sociologët. Lider për një përkrahje potenciale ndaj momentit mbetet partia GERB - me14,5% prej votave (në sfondin e 22,1% gjatë muajit qershor). Partia Socialiste Bullgare është me 13,9% (17,9% gjatë muajit qershor). Partia e re e shoumenit Sllavi Trifonov “Ka një popull të tillë” shënon një rritje deri më 7,9% ( 5,3% gjatë muajit qershor). Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë ruan diapazonin e vet tradicional prej afro 7%. “Bullgaria Demokratike” merr përkrahje prej 5,7% (2,4% gjatë muajit qershor). Formacioni i ri i Maja Manollovës “Ngrehu në këmbë BG” ka besimin e 2,4% nga zgjedhësit (1,8 gjatë muajit qershor). Përkrahja për “Patriotët e Bashkuar” ngushtohet në 2,3%(2,9% gjatë muajit qershor).
Heqja e masave kufizuese kundër Covid-19 duhet të ndodhë me vëmendje të madhe dhe një kontroll strikt. Për këtë paralajmëroi në një intervistë për BNR dr. Skender Sila – përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Bullgarinë. Sipas..
Ka nevojë për heqjen e kërkesës për dhunë sistematike në shtëpi, që të ndëshkohen fajtorët. Aktualisht kërkesa është për të paktën 3 raste, që të ketë ndëshkim. Këtë e tha Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva në një debat të organizuar nga ajo..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Emill Dimitrov, ka urdhëruar një hetim nëse informacioni në lidhje me ndotjen e mjedisit është fshehur për shkak të një aksidenti në një tubacion të ujërave të zeza në liqenin e Varnës. Kjo raportohet në faqen e..
Kundërshtarët e kabinetit “Borisov” u mblodhën para Këshillit të Ministrave për të shënuar ditën 200 të protestave. Demonstrata u organizua nga nisma..
Më se gjysma e bullgarëve tashmë kanë imunitet kolektiv kundër Covid-19 Imuniteti kolektiv fillon të funksionojë. Mbi 50 për qind e njerëzve..
Imuniteti kolektiv fillon të funksionojë. Mbi 50 për qind e njerëzve nuk do të reagojnë ndaj virusit, sepse ata janë imunë nga takimet e mëparshme me..