Bullgaria është shteti i vetëm në Evropë, i cili sivjet mblodhi muzikantë nga kontinenti dhe krijojë një atmosferë krijuese, që të mund ata në një mjedis miqësor dhe nëpërmjet punës në ekip të krijojnë këngë për edicionin e ardhshëm mot të “Eurovizionit” në Roterdam.
Bregdeti jugor i Detit të Zi bullgar priti rreth 30 artistë nga Suedia, Gjermania, Austria, Monakoja, Britania e Madhe dhe Bullgaria, të cilët marrin pjesë në kampin muzikor. Drejtori ekzekutiv i konkursit të këngës Siste Baker po kështu shprehu përkrahjen e vet për ngjarjen në rrjetet sociale.
Vasill Ivanov - shefi i ekipit të komunikimit të “Eurovizionit” për Bullgarinë , sqaroi sesi po kalon kampi:
“Çdo ditë artistët punojnë me autorë të ndryshëm të muzikës, tekstit dhe producentë për krijimin e këngëve të reja për konkursin, dhe jo vetëm. Mjaft nga muzikantët po përgatisin albume, përfshi dhe përfaqësuesja bullgare Viktoria. Procesi është shumë intensiv. Punohet që herët në mëngjes deri në darkë vonë”.
Për shkak të pandemisë konkursi u shty - për herë të parë në historinë e tij 64 vjeçare. Ky është dhe shkaku që të futet rregulli që të gjithë pjesëmarrësit të prezantojnë këngë të reja, të incizuara pas datës 1 shtator sivjet, për shkak të humbjes së aktualitetit të kompozicioneve, me të cilat kanë anëtarësuar për edicionin e sivjetshëm. Kurse prognozat treguan mundësi për një sukses më të madh të këngës së Viktorias „Tears Getting Sober”:
“Viktoria është mikpritëse e kampit muzikor- thotë një nga organizatoret kryesore Genoveva Hristova nga “Ligna Studio”. Ajo u rrit si një interpretuese që nga muaji nëntor deri tani, pasi qe shpallur për përfaqësuese bullgare dhe e kthyem Bullgarinë në “Eurovizion” , që është shumë e rëndësishme për vendin tonë. Sepse ky është një nga konkurset e pakta, në të cilat Bullgaria me të vërtetë është mes më të mirëve dhe rezultatet nga 5 vjetët e fundit janë një dëshmi për këtë.
Kampi muzikor do të vazhdojë deri më 26 gushtdhe pritet që në të të krijohet të paktën një pjesë nga kënga, e cila ta prezantojë Bullgarinë në konkurs:
“Është e mundur që këtu në qytetet Burgas dhe Primorsko të krijohen dhe këngët për konkursin e shteteve të tjera. Në një nga seancat e Viktorias me Caesar Sampson nga Austria, i cili përfundoi i treti në “Eurovizion” gjatë vitit 2018, ai i jepte këshilla si hyhet në treshen e parë. Bashkë me një nga producentët e njohur muzikorë në Suedi, i cili është me prejardhje bullgare, hapëm dritaret, dëgjonim dhe flinim gjumë me valët e detit....Pa dyshim që krijuesit frymëzohen nga atmosfera detare.
Një kamp të ngjashëm muzikor ka pasur dhe gjatë vitit 2017 në Stokholm. Lajtmotivi i tij ishte të promovojë gratë-autore të këngëve. Çfarë kauze, përveç asaj muzikore, ka ekipi bullgar?
“Bullgaria dhe bregdeti bullgar i Detit të Zi, me qenë se duam të tregojmë dy qytete të bukura, siç janë qytetet Burgas dhe Primorsko. Por, dhe pjesëmarrja në “Eurovizion” është kauzë vet për nga vetja e vet - thotë Vasill Ivanov dhe shton: Duam të demonstrojmë se Bullgaria mund të jetë një vend kreativ, ku vijnë emra të mëdhenj nga biznesi muzikor dhe të shpojmë rrugën për ngjarje të këtij lloji”.
Ekipi i “Eurovizion-it”-Bullgaria po kështu nuk përjashton organizimin e akoma kampeve të tjera muzikore tek ne deri në fund të vitit. Zhvillimin e një ngjarjeje të ngjashme në kohën e pandemisë disa e përcaktojnë si “marrëzi”, tregon Genoveva Hristova, por për të “të marrët e lëvizin progresin në botë”, kurse “muzika është ajo e cila i bashkon njerëzit dhe është një shpëtim në këto kohëra të vështira”.
“Organizatorët dolëm më të guximshmit dhe njerëz të cilët i duan sfidat, sepse besojmë se duhet të veprohet me guxim dhe jemi të bindur, se gjithmonë ka kauzë, e cila të bashkojë”, deklaroi Genoveva Hristova para Radio Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Black Sea Eurovision Songwriting CampPop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..