Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu i vetëm tek ne i cili mban emrin e një të huaji, gjendet në qytetin Shumen

Foto: koshut-museum.hit.bg

22 gusht është data  në të cilën gjatë vitit 1849 luftuesi për pavarësinë hungareze Llajosh Koshut shkel në bregun bullgar të lumit Danub si emigrant. Avokati i lindur në një familje fisnike, gazetar dhe revolucionar, është figura kryesore vepruese në revolucionin hungarez për pavarësi kombëtare, i cili shpërthen më 15 mars 1848 dhe vazhdon deri në fillim të muajit tetor 1849.

Aty nga fundi i revolucionit, i detyruar të emigrojë, Koshut dërgon letra deri tek mbi 15  krerë shtetërorë. Vetëm sulltani turk i përgjigjet me ftesë për të qenë mik i tij, ai fton dhe të gjithë njerëzit e tjerë që e rrethojnë - gjeneralë, kapitenë dhe ushtarë nga ushtria e tij. Koshut fillimisht ndalet në qytetin bullgar buzë lumit Danub - Vidin,i cili gjatë asaj kohe është në kuadrin e Perandorisë Osmane. Si një vend i fundit për strehimin e tij është i zgjedhur qyteti Shumen - një qytet i garnizoneve, i mbrojtur mirë, një pjesë e sistemit të fortifikimit të Perandorisë në Ballkan. Aty revolucionari hungarez mbetet për një periudhë të shkurtër kohe, me qenë se Austria fillon një presion mbi Perandorinë Osmane që ta ekstradojë. Kështu që nga ky qytet verilindor bullgar, Koshut fillon një endje të gjatë  nëpër rrugët e emigracionit.

“Jo rastësisht Llajosh Koshut është i njohur si një nga politikanët me një influencë më të madhe të shekullit të 19. Shumë nga pikëpamjet e tij politike më vonë realizohen. Të kujtojmë idenë e tij për Shoqatë Danubiane të vendeve përgjatë lumit, gjë e cila deri në një shkallë të madhe parashikon dhe krijimin e bashkësive të ndryshme evropiane, përfshi dhe të Bashkimit Evropian” - thotë Stanimira Angellova-historiane, rregulluese e Shtëpisë-muze “Llajosh Koshut” në qytetin Shumen. I krijuar para 70 vjetëve ky është muzeu i vetëm tek ne, i cili mban emrin e një personaliteti të huaj.

Mësoni më shumë për historinë e muzeut duke lexuar publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë: Shtëpia-muze “Lajosh Koshut” në qytetin Shumen është monument i marrëdhënieve kulturore bullgaro-hungareze





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

17 vjet Pavarësi e Kosovës

Më 17 shkurt 2025 mbushen 17 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë në vitin 2008 Kosova u bë shteti më i ri në botë pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i..

botuar më 25-02-17 5.00.PD

Stoli i të dashuruarve dhe vende të tjera magjike për të festuar ditën e Shën Valentinit

Çdo vit më 14 shkurt, dashuria lulëzon me forcë të re! Dita e Shën Valentinit po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh në Bullgari duke u bërë një festë që frymëzon të dashuruarit të ndajnë momente të bukura së bashku. Traditat përfshijnë shkëmbimin..

botuar më 25-02-14 8.20.PD
Kostadin Gugov

90 vjet nga lindja e këngëtarit të njohur të folklorit Kostadin Gugov

Lindur më 12 shkurt 1935 në Sofje, në një familje refugjatësh nga Kukushi, Kostadin Gugov mbetet i njohur si një nga interpretuesit më autentikë të këngëve popullore nga rajoni folklorik maqedonas. “Kam pasur fatin të rritem me këngët e nënës sime Jova..

botuar më 25-02-12 7.20.PD