Opera dhe Baleti i Sofjes po bëhen gati për festivalin e vet më të ri “Portali i dy botëve” i cili do të zhvillohet në kalanë nga periudha e antikitetit të vonë Cari Mali Grad. Kalaja është e vendosur në kodrën Shës Spas mbi fshatin Bellçin, në 15 kilometra nga qyteti Samokov.
Festivali do të zhvillohet nga data 29 gusht deri më 7 shtator dhe pritet të tërheqë një publik të shumtë në numër. Akoma në orët e mëngjesit të ditës së shtunë kalaja antike do të kthehet në një dekor tepër të veçantë të spektaklit operistik “9 vëllezërit e Janës” nga kompozitori bullgar Ljubomir Pipkov. Spektakli realizohet në bazë të idesë të regjisorit Pllamen Kartallov në kërkim të vendeve të reja historike të lidhura me tema legjendare të operës.
Cari Mali Grad përbën një kala romake dhe një qytezë të fortifikuar nga shekulli i 4. Studimet arkeologjike tregojnë se kompleksi i ndërpret funksionet e veta mbrojtëse pas vitit 578. Por, ky vend është përdorur dhe gjatë mesjetës së hershme. Fill përpara murit verior u zbuluan dhe u restauruan mbeturinat e tre tempujve të krishterë të ndërtuar njeri pas tjetrit. Turistët mund të shikojnë dhe ekspozitat e muzeut në kullat e rikonstruktuar deri në çati të murit verior.
Deri në objekt mund të arrini me një funikuljar special /një pajisje transportuese për pasagjerë me një lëvizjes përmes litarit/ i cili vet për nga vetja e vet është një atraksion.
Foto: BGNES
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..