Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) – partia e turqve etnikë bullgarë dhe të myslimanëve të tjerë në Bullgari, nuk do ta përkrahë projektin e partisë në pushtet GERB për kushtetutë të re dhe thirrje të Kuvendit të Madh Popullor. Këtë e deklaroi në një briefing kryetari i Lëvizjes Mustafa Karadajë, njoftuan reporterët e BNR-së.
Sipas lëvizjes projekti i përgatitur është goditja e radhës kundër demokracisë dhe shtetit. “Kushtetuta e re kategorikisht nuk i përgjigjet kërkesës për restart”, theksoi Karadajë.
Për parashtrimin e propozimit të GERB-it për kushtetutë të re ka nevojë për përkrahje parlamentare prej 120 votash.Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..