Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) – partia e turqve etnikë bullgarë dhe të myslimanëve të tjerë në Bullgari, nuk do ta përkrahë projektin e partisë në pushtet GERB për kushtetutë të re dhe thirrje të Kuvendit të Madh Popullor. Këtë e deklaroi në një briefing kryetari i Lëvizjes Mustafa Karadajë, njoftuan reporterët e BNR-së.
Sipas lëvizjes projekti i përgatitur është goditja e radhës kundër demokracisë dhe shtetit. “Kushtetuta e re kategorikisht nuk i përgjigjet kërkesës për restart”, theksoi Karadajë.
Për parashtrimin e propozimit të GERB-it për kushtetutë të re ka nevojë për përkrahje parlamentare prej 120 votash.Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..