Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deklarata të ndryshme në parlament për sesionin e ri parlamentar

Foto: BTA

Sesioni vjeshtor i Legjislaturës së 44 të Kuvendit Popullor filloi stuhishëm. Tension kishte si përpara godinës së Parlamentit, ku një orë më parë kishte një përplasje midis protestuesve kundra drejtuesve në vend dhe trupave të xhandarmërisë, kështu dhe në sallën plenare.

Kreu i shtetit Rumen Radev iu drejtua deputetëve. Dalja e tij në tribunë u prit me fjalët e brohoritura “Dorëheqje” dhe ikje nga ana e grupit parlamentar të partisë drejtuese GERB dhe të partisë opozitare “Volja”.  

“Unë nuk jam në ndonjë emocion të madh se jam në Kuvendin Popullor gjatë një situate të tillë, tha udhëheqësi i shtetit dhe shtoi se, ikja është treguese për një mungesë të dialogut dhe se përse njerëzit sot janë në rrugë”.

Rumen Radev“Nuk kemi rrugë tjetër për të dalë nga bllokimi i shtetit përveç asaj paqësore, përveç aktit normal politik të dorëheqjes gjatë humbjes  së besimit”. Pres që parlamenti të mos hyjë në rolin e një personeli shërbyes më shumë të kryeministrit. Jo mungesa e një kushtetute të re i nxori njerëzit në rrugë, por mungesa e një modeli në drejtim, minimi i bazave të shtetësisë dhe korrupsioni”, theksoi udhëheqësi i shtetit.

Mbledhja e parë e deputetëve vazhdoi me deklaratat tradicionale politike të partive të përfaqësuara në parlament. Sesioni i tanishëm parlamentar do të jetë i fundit për Legjilaturën e 44 të Kuvendit Popullor të Bullgarisë. Pritet që zgjedhjet e rregullta parlamentare të zhvillohen gjatë marsit të vitit 2021. Por, ja dhe se cilat do të jenë prioritetet në punën e përfaqësuesve të zgjedhur popullorë deri atëherë:

Daniella Daritkova“Do të duhet të ndjekim procedurën për thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor, që nga pozita e super-legjitimitetit të caktojë rrugën e zhvillimit të Bullgarisë” , tha nga tribuna kryetarja e grupit parlamentar e partisë drejtuese GERB Daniella Daritkova. Në lidhje me protestat përpara godinës së Parlamentit ajo theksoi: “Nuk duam që t’i kthejmë bullgarët njëri kundër tjetrit”. Asnjë nuk mund të përvetësojë realizimin e sovranitetit popullor, deklaroi Daritkova dhe drejtoi kritika të ashpra kundra udhëheqësit të shtetit Rumen Radev, i cili e përkrah protestën antiqeveritare.

Kornelia NinovaNë emër të grupit të Partisë Socialiste Bullgare për Bullgarinë, Kornelia Ninova vizatoi tri hapa për të dalë nga kriza politike-“votimme makinë, dorëheqje të qeverisë dhe zgjedhje të sinqerta”. Nuk do të përfitojmë nga një mandat i dhënë për krijimin e kabinetit  në këtë parlament. Për ne ky parlament është i delegjitimuar dhe ka një detyrë të vetme-votim me makinë dhe shpërbërje, tha Ninova. “Deri këtu u arrit si rezultat  të drejtimit dhjetëvjeçar të korruptuar, jo kompetent, në prapaskenë të Bojko Borisovit. Tani, që të mund të shpëtojë me çdo kusht, ai propozon ndryshim në Kushtetutë”, tha akoma liderja e Partisë Socialiste Bullgare dhe drejtoi apel të mos të lejohet dhunë gjatë zhvillimit të protestave.

Mustafa KaradajëLideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Mustafa Karadajë deklaroi se, lëvizja këmbëngul për dorëheqje të qeverisë dhe të presidentit, meqenëse lufta midis institucioneve solli krizën politike. Që të mund të shpëtojë shteti Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë këmbëngul për formimin e një kabineti ekspert antikrizë, i cili të zhvillojë masa antikrize dhe zgjedhje të lira e të sinqerta.

Boris JaçevNë emër të “Patriotëve të Bashkuar” Boris Jaçev deklaroi se, do të marrin një pjesëmarrje të denjë  në debatin mbi projektin e Kushtetutës së re, me ide të veta dhe propozime konkrete: “Projekt ky i cili do të shikohet nga Kuvendi i Madh i Ardhshëm Popullor”. Jaçev nënvizoi se puna kryesore e deputetëve nga grupi do të jetë rritja e të ardhurave dhe shtimi i pensionit minimal në 150 euro që nga janari i vitit 2021. “Që të gjitha këto prioritete janë vlera e mbetjes të “Patriotëve të Bashkuar” në këtë drejtim, tha deputeti.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD