Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e tensionit gjatë protestës në Sofje

| rinovuar më 20-09-02 11.44.MD
Foto: BGNES

Pas një dite të tërë të protestave, me përleshje, njerëz të helmuar me gaz dhe të arrestuar, ditën e 56 të protestave antiqeveritare në Sofje pas orës 21 tensioni u rrit edhe më shumë. Bomba të vogla, vezë, shishe plastike dhe pllaka guri fluturonin drejt kordonit të policëve, i cili ruante hyrjen e ish-Shtëpisë partiake të Partisë Komuniste Bullgare – sot godina kryesore e Kuvendit Popullor. Para një reporteri të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) një përfaqësues i protestuesve deklaroi se kjo është vepër ekstremiste. Para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) një prej organizatorëve të protestës – avokati Nikollaj Haxhigenov, gjithashtu deklaroi se ndoshta ndër protestuesit ka provokatorë. Disa prej protestuesve përpiqen t’i ndalojnë ata të cilët i qëllojnë policët, që ta parandalojnë një rritje edhe më të madhe të tensionit. Policët dolën para kordonit me flamuj të valëvitur bullgarë.

Protestuesit thërrasin “kriminelë” dhe “mafi”. Organizatorët e protestës nga e ashtuquajtura “Trio e Helmuar” i dhanë qeverisë një afat deri në mëngjes për të dhënë dorëheqje. Arman Babikjan u bëri thirrje protestuesve për të qenë nesër në orën 9 në sheshin “Nezavisimost” /“Pavarësi”/ në qendër të Sofjes që ta shprehin pakënaqësinë e vet.

Në orën 23.00 në rajonin e protestës u pozicionua armë ujore. Ivajllo Ivanov, kryesekretar i MPB-së, deklaroi se gjatë protestave të sotme janë dëmtuar mjaftë policë. Informacioni për numrin e tyre ende po përgjithësohet. Ivanov ripohoi se rritja e tensionit është shkaktuar nga grupe tifozësh të futbollit. “Përpiqemi të jemi të paanshëm, të sillemi në mënyrën më të mirë, por thënë sinqerisht sot të gjithë e tepruan”, tha kryesekretari i MPB-së. Ai deklaroi se ishte marrë vendim për të mos pasur konflikte me protestuesit. Kishte sinjale për provokacione, prandaj ishte siguruar një numër më i madh policësh.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Po kërkojmë mënyra për të reduktuar bllokimet e trafikut në kufirin me Greqinë në Kullata-Promahon

Kryeministri Dimitër Gllavçev dhe ministri i punëve të brendshme Kalin Stojanov kanë biseduar me përfaqësues të autoriteteve kufitare për masat për kalim më të shpejtë të automjeteve përmes pikës kufitare-Kullata në kufirin me Greqinë. Kryeministri..

botuar më 24-07-29 5.13.MD

Një fushë e vjetër e minuar vështirëson shuarjen e zjarrit në kufirin greko-bullgar

Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit në kufirin greko-bullgar. Gjatë dy ditëve të ardhshme, dy avionë të dërguar nga Franca nën Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së do t'i bashkohen luftës së zjarrit. Këtë e bëri të ditur kryeministri Dimitër..

botuar më 24-07-29 2.16.MD

Deri në fund të javës do të jetë e qartë nëse do të ketë një qeveri të rregullt

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të grupit parlamentar të partisë "Ka një popull të tillë" (ITN) që menjëherë të fillojnë bisedimet me formacionet e tjera politike në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor. Ai iu dorëzoi..

botuar më 24-07-29 1.51.MD