Ditën e 62 të protestave antiqeveritare në Sofje do të zhvillohet procesioni tradicional i protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeprokurorit.
Liderët e protestave në Bullgari iu drejtuan ambasadorëve në Sofje, duke paralajmëruar se është kërcënuar paqja civile në vend. Deklarata iu dërgua ambasadorëve të vendeve nga BE-ja, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, si dhe përfaqësisë së Komisionit Evropian.
Në një intervistë për gazetën gjermane “Spiegel” kryetari i Gjykatës Supreme të Kasacionit Llozan Panov vë në dukje se në Bullgari ka përzierje oligarkike të pushtetit legjislativ dhe të atij ekzekutiv. Panov i bëri thirrje Evropës që të mos i mbyllë sytë para ngjarjeve në vend.
65% e anëtarëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) mendojnë se ka arsye për protesta, tregon një studim i konfederatës më të madhe sindikale në vend. Jo më pak se 20% kanë dëshirë që KNSB-ja të përfshihet në protestat kundër udhëheqjes së Bojko Borisovit, bëri të ditur para BNR-së Presidenti i KNBS-së Pllamen Dimitrov.Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...
Edukimi digjital i të rriturve, pranimi i ulët i fëmijëve nën 3 vjeç në çerdhe dhe përqindja e lartë e të rinjve që as nuk studiojnë e as nuk punojnë - këto janë sfidat kryesore me të cilat përballet Bullgaria, të treguara në paketën e dytë të..
Shumica e vendeve të NATO-s dhe BE-së kanë marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë me Ukrainën. Kështu komentoi shefi i mbrojtjes, admirali Emil Eftimov, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për Marrëveshjen 10-vjeçare të Bashkëpunimit të Sigurisë..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë..