Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kartolina të fëmijëve bullgarë do të fluturojnë në kozmos

Raketa New Shepard e kompanisë Blue Origin
Foto: Blue Origin

Bullgaria bëhet pjesë e programit ndërkombëtar “Posta Kozmike”, në saje të të cilit në periudhën 15 shtator – 23 tetor nxënësit bullgarë do të mund të dërgojnë kartolina me mesazhe të veta në Kozmos, bëri të ditur BTA. Ato do të fluturojnë me raketën New Shepard, e cila është e përpunuar nga kompania e Jeff Bezos Blue Origin.

Lajmëtarë të posaçëm do të vizitojnë çdo një shkollë, që të grumbullojnë mesazhet e nxënësve. Ato do të lëshohen edhe në kutinë postare – një mini-raketë, e dislokuar në qendrën shkencore për fëmijë “Muzejko” në Sofje.

Çdo një nxënës do të marrë mbrapsht kartolinën e vet me vulën “I fluturuar në Kozmos”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa hebraike Pesah fillon më 22 prill

Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..

botuar më 24-04-22 8.49.PD

"Kapakë për të ardhmen" me një promovim pranveror për blerjen e pajisjeve për repartet e fëmijëve dhe neonatologjisë

Nisma për mbledhjen e kapakëve prej plastmase e njohur si "Kapakë për të ardhmen" vazhdon të gjenerojë energji pozitive. Prej disa vitesh ajo ka treguar se si një produkt i mbeturinave si kapakët e shisheve plastike mund të bëhet simbol i së..

botuar më 24-04-21 6.30.PD

Bukuria e fizikës prezantohet me ditë të dyerve të hapura në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes

Fizikë argëtuese me eksperimente nga të gjitha fushat e fizikës, demonstrime të metodave për kërkimin e botëve të reja në hapësirë, kushtet e nevojshme për të quajtur një planet "binjaku i Tokës", një takim me kërkuesit bullgarë të ekzoplaneteve..

botuar më 24-04-20 8.40.PD