Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut Angell Angellov i dorëzoi Kryetares së Bashkisë së Tetovës Teuta Arifi një dhuratë prej pajisjesh mjekësore dhe pakosh ushqimore. Dhurojmë 14 kostume mbrojtëse, të cilat mund të përdoren deri në 50 herë. Këto janë 700 ditë pune për mjekët e vijës së parë. Kemi siguruar dhe ndihmë humanitare për ushqimin e 30 familjeve të dobëta sociale.
“Po flasim për vazhdimin e bashkëpunimit tonë në të ardhmen, në lidhje me Qendrën ditore për fëmijë me autizëm, që të mund të tregojmë solidaritetin tonë me njerëzit dhe fëmijët, të cilët ndeshen me këtë problem, tha Angellov. Kryetarja e Bashkisë së Tetovës Teuta Arifi nënvizoi se ky gjest i ambasadës është shumë i rëndësishëm në kohërat e vështira, siç është tani kriza e Covid-19.Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria,..