Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati bullgar bëhet gjithnjë e më tërheqës, propozon shtëpi pa qira

Foto: pixabay

“Përshëndetje, ne jemi familje me dy fëmijë, kërkojmë një shtëpi të vogël në fshat. Bashkëshorti im është mjeshtër hidraulik dhe mund të transferohemi për të jetuar në çdo një rajon të Bullgarisë, mjaft që të gjejmë ndonjë pronë të përshtatshme për familjen tonë me oborr, të cilin mund ta administrojmë”. Kjo është një nga qindra reklamat në grupin e specializuar në Facebook, të krijuar me idenë t’i lidhë njerëzit dëshirues të marrin me qira shtëpi në fshat, me njerëz të tjerë, të cilët nuk kanë mundësi të administrojnë shtëpinë e vet, por mund ta japin përkohësisht kundrejt një ndihme simbolike. Interesi për të është rritur ndjeshëm muajt e fundit, në bazë të shkaqeve të shpjegueshme - kufizimet rreth Covid-19. Njerëzit kërkojnë çdo gjë dhe kudo - që nga shtëpitë shumëkatëshe të mirëmbajtura me oborr, deri tek ndërtesat gjysmë të shkatërruara në pronat e shkreta e të braktisura.

Natyrisht qëkërkimi shkakton një rritje në çmimet e pronave. Shumë atraktive janë këto deri më 100 kilometra nga qytetet e rretheve, çmimet e të cilëve janë rritur pothuajse dyfish në krahasim me periudhën para pandemisë. Kurse për shkak të krizës, akoma më pak bullgarë  disponojnë paratë e nevojshme për blerjen e pronës. Prandaj dhe vendimi për një administrim të përkohshëm paraqitet si njëfarë pikë afrimi midis “atyre të cilët propozojnë” dhe “atyre të cilët kërkojnë” një vend të vet në fshat.

“3 vjet kisha qiraxhinj në shtëpi, që në fakt më dha impulsin që t’i përkushtohem kësaj ideje” - tregon Iren Nençeva, e cila bën një hap në komunikimin midis palëve të interesuara:

“Nuk kisha para të mbledhura.  Qëllimi im ishte të merrja një kredi, që të mund të blej një pronë në fshat, sikurse dhe vetëm tokë. Në kërkimin dhe vizitat e bëra të disa shtëpive bosh, tek unë lindi dëshira të lidhem me ndonjë pronar  dhe t’i propozoj të jetoj në shtëpinë e tij për disa vjet, në qoftë se ai nuk ka plan për ta përdorur. Kurse gjatë kësaj koheunë ta mirëmbaj, të bëj disa remonte dhe të punoj kopshtin.Por,nuk gjeta një vend të tillë. Shumë rrallë përpara viteve  mund të takoje njerëz të tillë. Tani, për fat të mirë ka më shumë. Atëherë krijova grupin me emrin e veçantë “Pronë me qira PA qira” dhe fillova të ftoj njerëzit të njihen me idenë. Në fillim fare nuk kishte rregulla, metoda, mënyra të këtij lloji të dhënies me qira. Ne i zbulonim dhe madje i krijuam.”

Tani ka vetëm një grup në Facebook, i cili lidh në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkuesit dhe ata të cilët propozojnë një pronë me qira pa qira, kurse ndjekësit janë pothuajse 46 mijë.

Aty përveç për shtëpi, mund të shihet dhe lajmërim i tillë: “kërkoj gjyshe dhe gjysh në fshat”. Një lajmërim tjetër thotë - “kërkoj ndonjë i cili të kujdeset për pronën time fshatare kundrejt një pagese”. Ka dhe shpallje të bëra nga njerëz të cilët jetojnë vetëm, dhe të cilët kërkojnë partner për një bashkëjetesë në fshat. Grupi është për çdo gjë, e cila ka të bëjë me pronat në fshat, gjë e cila nuk lidhet me shit-blerjet.

Problemi me fshatrat e braktisura dhe të shkreta bullgare është prej kohe.“Është shumë gjë e mjerë se e lejuam, por dhe shteti  nuk e evitoi kthimin e fshatrave në vende të shpopulluara me kopshte të braktisura” - thotë akoma Iren Nençeva.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anna Mihneva-Natova

Bullgaria është ndër prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të biçikletave

Për sa i përket prodhimit dhe eksportit të biçikletave, Bullgaria është ndër 10 vendet e para në BE, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Transportit dhe Komunikacioneve. Gjatë një takimi të Këshillit Joformal në Bruksel, 3-4 prill,..

botuar më 24-04-05 3.36.MD
Asen Vasilev

Kur plotëson kriterin e inflacionit, Bullgaria hyn në Eurozonë

Bullgaria do të mund të hyjë në Eurozonë kur të mbulohet kriteri i inflacionit. Kështu tha ministri i фinancave në dorëheqje Asen Vasilev në Kuvendin Popullor, gjatë diskutimeve lidhur me Holdingun Bullgar Energjetik. Vasilev vuri në dukje se..

botuar më 24-03-29 5.07.MD

“OMV Petrom” merr përsipër kërkimin e gazit në zonën bullgare të Detit të Zi

Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”...

botuar më 24-03-27 11.42.PD