Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumunët pushojnë në Bullgari dhe gjatë muajit shtator për shkak të çmimeve të leverdishme

Foto: BGNES

Dhe gjatë muajit shtator, pikët tona kufitare me Rumaninë  vazhdojnë të jenë të ngarkuara në momente të caktuara nga dita. Turistët nga fqinja jonë veriore janë disa nga më të priturit nëpër bregdetin verior bullgar të Detit të Zi. Ata zgjedhin të pushojnë tek ne për shkak të plazheve të mira dhe ofertave të leverdishme për pushim në hotelet vendase.  Pavarësisht nga kjo, ulja në numrin e turistëve të huaj, të cilët kanë vizituar vendin tonë gjatë kësaj vere është i madh.  Që nga muaji qershor deri në fund të muajit gusht në bregdetin e Detit të Zi kanë pushuar mezi 372 000 turist të huaj, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Turizmit. Për krahasim, në vitet e mëparshme, për të njëjtën periudhë tek ne kanë pushuar mbi 5 milionë të huaj. Gjatë kësaj vere bullgarët zgjodhën vendpushimet vendëse për pushim. Numri i tyre është rritur me 15% kundrejt vitit të kaluar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu i Mozaikëve në Devnja me një ditë të dyerve të hapura me rastin e përvjetorit të tij

Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e  Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga..

botuar më 24-06-15 10.00.PD

Bashkia Çepellare pret mysafirët e saj me një rrugë të re turistike

Këtë verë, të ftuarit e bashkisë Çepelare do të mund të diversifikojnë pushimet e tyre në natyrën e bukur të Rodopeve me një tjetër rrugë malore. Bëhet fjalë për shtegun e ri turistik “Laboratori i shpellës, Stara Pllanina, shpella e Topçetos, shtylla e..

botuar më 24-06-08 10.30.PD

Turistët meksikanë vijnë tek ne për turne kulturore

Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është..

botuar më 24-05-26 6.10.PD