Anëtarët e Partisë Socialiste Bullgare më 12 shtator zgjedhin kryetar të ri të partisë. Për herë të parë në historinë e partisë lideri zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë. Kandidatët janë katër – liderja e deritanishme Kornelija Ninova, zëvendësi i saj Kirill Dobrev, deputetët Valeri Zhabljanski dhe Krasimir Jankov, njoftoi BNR.
Afro 80 mijë veta e kanë të drejtën të votimit. Seksione zgjedhore në mbarë vendin janë 1140. Zgjedhja do të konsiderohet e rregullte nëse në të do të përfshihen më se gjysma e atyre të cilët e kanë të drejtën e votimit.
Te ora 15.00, orë lokale, aktiviteti zgjedhor i socialistëve ishte 56.1 për qind.
Duke komentuar deklaratën e djeshme të liderit të Grupit Parlamentar "Demokraci, të Drejta dhe Liri - DPS" Xhevdet Çakarov se partia e tij mund të rishqyrtojë mbështetjen e saj për shumicën në parlament, kreu i GERB-it Bojko Borisov deklaroi sot se..
Puna e gazetarëve të mediave më të vogla në Bullgari është veçanërisht e vështirë, sipas raportit vjetor të Këshillit të Evropës, të paraqitur në Bruksel. Në përgjithësi për Evropën, vihet re se në vendet e pjesës qendrore dhe lindore të kontinentit,..
Do të krijohet një qendër për inovacionet në mbrojtje, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov në një mbledhje të qeverisë. Industria bullgare e mbrojtjes ka nevojë për modernizim që të mund të përmbushë të gjitha pritjet që na detyrojnë aftësitë..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më..