Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kini mendjen: Torturë dhe ngacmim në shkollë, si ta evitojmë

Foto: Pixabay

Nxënësit bullgarë presin me shumë emocion 15 shtatorin - dita e parë e pranishme shkollore që nga fillimi i pandemisë me Covid-19, për shkak të së cilës gjatë muajit mars të këtij viti qe shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Por, krahas gëzimit përsëri të takohesh me bashkënxënësit, lind dhe një problem tjetër, i cili mjerisht po grumbullon një shpejtësi  gjithnjë e më të madhe gjatë viteve të fundit - ngacmimi në shkollë.

Dhuna fizike dhe psikike janë kthyer në një rutinë të përditshme për disa adoleshentë.Sipas një studimi të bërë nga fondacioni  “Asociacioni Animus”. Mbi 80% prej fëmijëve tek ne deklarojnë se, në një etapë kanë qenë objekt i një torture në shkollë. “Por, çështja e madhe është se çfarë të bëjmë ne si prindër, si të reagojmë, që t’i përkrahim” - thotë Maria Çomarova-drejtoresh e fondacionit dhe shton:

“Mjedisi shkollor është e përzier shumë me atë virtual. Ndjenja e kufirit tek fëmijët, e cila parimisht është relative, mjegulloi edhe më shumë përgjatë hapjes së komunikimit virtual. Tortura nga shkolla kaloi në rrjetin social dhe anasjelltas. Shqetësimet janë të mëdha, sepse çdo një mund të thotë çdo gjë - gënjeshtra, akuza, fyerje. E thënë sinqerisht, nuk u është e lehtë fëmijëve modernë! Zgjidhja është  që situata fillimisht të shqyrtohet në familje, kurse pas kësaj viktimat të na kontaktojnë ne.

90% nga problemi me dhunën është psikologjik. Njeriu ka frikë.Dhe sa më shumë frikësohet, kaq më lehtë bëhet objekt i dhunës. Ka dhe diçka tjetër, të cilën viktimat e përdorin si një mekanizëm mbrojtës - kjo është përsëritja e pavetëdijshme e një situate të veçantë, me idenë që ajo të evitohet. Një fëmijë, i cili tanimë është bërë objekt i një torture shkollore, pas kësaj shumë lehtë përsëri bie në të njëjtën situatë, madje edhe sikur prindërit ta shpien në një shkollë tjetër. Prandaj rekomandojmë një konsultë me specialist, dhe jo thjesht nxënësi  të transferohet në një vend tjetër”.

Martina Ptaçkova po kështu ka qenë objekt i një torture shkollore, por ka rritur të evitojë problemin me ndihmën e prindërve të vet dhe të ...arteve luftarake.

Martina është çeke, dhe është ambasadore e vullnetit të mirë të Republikës së Çekisë. Ajo mundohet t’u ndihmojë të rinjve. Për këtë qëllim ka përpunuar një metodikë të tërë për fëmijët të cilët janë viktimë e torturës, e cila aplikohet me sukses në vendin e saj. Bazohet si mbi përkrahjen psikologjike, kështu dhe mbi aplikimin e teknikave të posaçme për vetëmbrojtje: “Është me rëndësi të jesh i përgatitur mirë fizikisht, kështu që të mos gjendesh në një situatë, në të cilën je i pafuqishëm, por në qoftë se rastis një situatë e tillë, në të cilën je i pafuqishëm, të dish sesi të mund të mbrohesh!” - thotë Martina dhe shton: “Ne i mësojmë gratë dhe fëmijët sesi të reagojnë gjatë situatave të ndryshme.Për shembull në qoftë se ndonjë i shtyn, i rezon në tokë, ne i mësojmë sesi të ngrihen drejt në këtë situatë, kështu që të mos vazhdojnë të jenë nën goditjet e agresorit. I mësojmë me teknika të ndryshme sesi të përballojnë situatën e dhënë, për shembull kur ndokush mundohet t’i godasë me shuplakë ose t’i godasë në mënyrë frontale, ose mundohet t’i puthë me dhunë, kurse ato fare nuk kanë një dëshirë të tillë.

Në Bullgari, Martina u takua me përfaqësues të fondacionit “Asociacioni Animus” dhe të Bashkisë së Kryeqytetit me idenë të popullarizojë metodën e vet për parandalimin e dhunës gjithashtu dhe në shkollën bullgare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep

Shtëpia e Dimitër Talevit nuk është monument kulture

Shtëpia e lindjes së shkrimtarit Dimitër Talev në Prilep nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore të mbrojtur, thuhet në qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut. Deklarata vjen një ditë pasi qeveria bullgare udhëzoi..

botuar më 24-05-31 1.19.MD

Dimensionet gjeostrategjike në zgjedhjet e ardhshme evropiane

Evropa përballet me zgjedhje të rëndësishme strategjike mes luftës së vazhdueshme në Ukrainë, e cila nuk tregon asnjë shenjë të de-përshkallëzimit në të ardhmen e afërt, dhe konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, i cili kërcënon sigurinë rajonale dhe..

botuar më 24-05-29 1.15.MD

Nga muaji qershor, BNR bullgare do të transmetohet në Radio Televizionin Caribrod dhe do të mbështesë iniciativat e bullgarëve në Serbi

Komuniteti në rajonin kufitar do të ketë një tjetër "derë" të hapur drejt Bullgarisë. Radio Televizioni lokal Caribrod do të transmetojë emisione dhe lajme të prodhuara nga Radioja Kombëtare Bullgare. Fillimisht do të transmetohet buletini i..

botuar më 24-05-29 7.30.PD