“Bullgaria do të ekzistojë përderisa digjet zjarri i përjetshëm i Ushtarit të Panjohur” – kështu bullgarët u shpjegojnë fëmijëve dhe nipërve simbolin e monumentit të ngritur në qendrën e Sofjes.
Në afërsi të drejtpërdrejtë të kishës “Shën Sofija” u krijua një sarkofag në të cilin ruhen 15 gëzhoja me tokë të shenjtë nga të gjitha këndet e Bullgarisë dhe eshtrat e luftëtarëve të panjohur të mbledhura nga vende të rëndësishme për historinë bullgare. Kështu monumenti u kthye në simbol të nderit, patriotizmit dhe vetëmohimit të të gjithë ushtarëve bullgarë. Aty digjet dhe një zjarr i pashuar, dëshmi për mirënjohjen dhe respektin e pasardhësve.
Mbrojtës i tij është luani i cili mishëron fuqinë dhe trimërinë dhe është pjesë e stemës së Bullgarisë.
Çfarë është historia e monumentit të Ushtarit të Panjohur dhe si ai u kthye në simbol të shenjtë të shtetit bullgar mund të lexoni në botimin: Monumenti - simbol i ushtrisë së pathyeshme bullgare nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..
Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i ndërtuar "si shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga pushtimi osman në..