Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

97 vjet nga Kryengritja e përgjakshme e Shtatorit

Monumenti i Kryengritjes së Shtatorit – Mëglizh
Foto: svetimesta.com

Më 23 shtator mbushen 97 vjet nga Kryengritja e Shtatorit të vitit 1923 e cila vazhdoi 8 ditë dhe u shua me masakra të mëdha.

“Kjo kryengritje është një kulm në luftën e përgjakshme civile në Bullgari, në të cilën vdiqën mijëra bullgarë nga të dyja anët e barrikadave” – thekson historiani profesor Georgi Markov. Në një intervistë për Agjencisë Fokus para kohe për ato ngjarje historike ai tha: - “Para se gjithash ajo u krye me urdhër të Kominternit. Në atë kohë Stalini deshi që t’i provojë botës se ka valë të dytë revolucionare në Evropë. Në Moskë u vendos që të ngrihen dy kryengritje – njëra e Partisë Komuniste Gjermane në Hamburg, tjetra në Bullgari. Vini re se vet Dimitër Bllagoevi (themelues i lëvizjes së organizuar socialiste në Bullgari) ishte kundër kryengritjes dhe e dënoi këtë ide, sepse një kryengritje do të ishte dënuar. Ushtria plotësoi detyrimet dhe e mposhti. Mizori kishte nga të dyja palët. Në Bullgarinë Veriperëndimore u pushkatuan edhe pengje. Përveç ushtrisë vepruan edhe formacione vullnetare paraushtarake të quajtura bullgarisht shpickomanda të krijuara sipas shembullit gjerman të përbërë nga oficerë dhe nënoficerë të rezervës të cilët ndihmuan ushtrinë të mposht kryengritjen. Vdiqën 5-6 mijë bullgarë. Unë nuk i ndaj në “komunist” dhe “fashist”.”

Për ngjarjet në shtator të vitit 1923 mund të lexoni në botimin nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kryengritja e Shtatorit – një faqe tragjike në historinë bullgare”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është e Shtuna e Shpirtrave, ne nderojmë kujtimin e të afërmve tanë të ndjerë

Të shtunën para së Djelës së të Lidhurit të Mishit bullgarët ortodoksë përkujtojnë të vdekurit. Është një nga tre të Shtunat e Shpirtrave që të krishterët orthodoksë festojnë çdo vit, para fillimit të Krishtlindjeve, Kreshmës së Madhe dhe Pendikostisë...

botuar më 24-03-09 8.10.PD

Nderojmë kujtimin e Shën Serafimit të Sofjes

Në kishën ruse "Shën Nikollaj Mirlikijski” u nderua solemnisht kujtimin e Shën Serafimit të Sofjes. Shërbesa u kryesua nga Peshkopi i Melnikut Gerasim në bashkëpunim me kreun e kishës At Vlladimir Tishçuk dhe priftërinj nga kishat ortodokse bullgare..

botuar më 24-02-26 3.52.MD

151 vjet nga vdekja e Vasill Levskit

Më 19 shkurt mbushen 151 vjet nga vdekja e Vasill Levskit. Të shumta janë veprat popullore kushtuar Apostullit të Lirisë Bullgare. Në fondin e pasur të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) ruhen një sërë këngësh të cilat na e mbajnë të gjallë..

botuar më 24-02-19 5.05.PD