Pas shumë debateve në vazhdim të dy ditëve deputetët miratuan përfundimisht në lexim të dytë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Votimi tjetër do të jetë me fletëvotime dhe me makina. Votuesi ka të drejtën e zgjedhjes se si të votojë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të sigurojë pajisjetteknike për votimin me makina nëpërmjet marrjes së tyre me qira, ose blerjes.
Deputetët vendosën gjithashtu se referendume kombëtare mund të zhvillohen edhe për çështje, të cilat janë në kompetencat e Kuvendit të Madh Popullor, transmetoi BNR.
Dekreti i Presidentit Rumen Radev, me të cilin i kthen për shqyrtim të ri ndryshimet në Kodin Zgjedhor, është tashmë në zyrën e Parlamentit, njoftoi Zëvendës Kryetari i Kuvendit Popullor Valeri Simeonov.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..